Dhjetë fobitë më të çuditshme

478
Sigal

Shumë
njerëz kanë frikë nga objekte apo fenomene të ndryshme, si lartësia, vdekja,
uji, retë, luftërat e plotë të tjera. Këto frikëra, kur bëhen të paarsyetuara
dhe të tepruara, shndërrohen në fobi.Shumë persona humbasin vetëkontrollin dhe
e kanë të pamundur të rregullojnë veten. Frika nga diçka përtej gjendjes
normale dhe një mendjeje të shëndoshë quhet fobi.

 

Frika
në një nivel të caktuar dhe nga diçka e arsyeshme është racionale. Por disa
njerëz kanë fobi nga gjëra të zakonshme, të cilat mund të jenë pjesë e jetës së
përditshme, ose janë shumë pak dëmprurëse për t’u patur frikë. Disa prej tyre
madje as nuk mund të shmangen nga rutina e përditshme.


poshtë po rendisim një listë me dhjetë fobitë më të çuditshme dhe më të rralla:

 

ABLUTOFOBIA

Frika
nga larja, pastrimi dhe të bërit banjë. Zakonisht gjendet te gratë dhe fëmijet
që nuk janë të qëndrueshëm emocionalisht.

 

KOROFOBIA

Kërcimi
është shprehje e gëzimit dhe haresë. A mund të ketë kush frikë nga kërcimi? Po
! Njerëzit e kanë edhe këtë fobi!

 

KOUMPOUNOFOBIA

Mund
të frikësohet njeri nga kopsat? Koumpounofobia është frika nga kopsat. Njerëzit
që vuajnë nga kjo mund të frikësohen edhe nga objekte të ngjashme, si disqe,
monedha etj.

 

 

ARAKIBUTIROFOBIA

Një
tjetër fobi e çuditshme dhe qesharake është frika kur gjalpi i kikirikut të
ngjitet ne qiellzën e gojes. Kjo quhet Arakibutirofobi. Njerëzit që vuajnë nga
ky problem nuk hanë gjalp kikiriku.

 

FOBOFOBIA

Kjo
është interesante: fobia nga fobia. Dikush mund të ketë frike se mos i krijohet
ndonjë fobi, çka është fobi në vetvete. Kjo është më tepër një gjendje
psikologjike, sesa fobi e mirëfilltë.

 

ESTIOFOBIA

Një
fobi shumë e çuditshme është Esitofobia, ose frika nga rrobat. “Viktimat” nuk
vuajnë nga të gjitha llojet e rrobave, por vetëm nga disa tipe dhe materiale.
Vërehet te njerëzit e shëndoshë dhe ata në moshë të mesme. Ata mendojnë se
rrobat i bëjnë të duken të leckosur e të lënë pas dore.

 

KALIGINEFOBIA

E
imagjinoni dot dikë që ka frikë nga e bukura? Po, ka plotë njerëz që i
frikësohen femrave të bukura dhe kjo quhet Kaliginefobi. Gjendet më tepër tek
adoleshentët dhe burrat me orientime seksuale jo tëdrejta.

 

SKOPOFOBIA

Skopofobia
është frika nga te qenurit i shikuar. Është vërtetë e çuditshme, pasi çdokush
mund të shohë çdokënd në një çast të caktuar kohe. Prandaj kjo mund ta bëj
vuajtësin të ndërpresë marrëdheniet sociale.

 

EUFOBIA

Normalisht,
të gjithë i presim krahëhapur lajmet e mira. Por disa njerëz ndjehen të
frikësuar kur degjojnë të tilla lajme. Ne fakt, frika nuk qëndron tek vet lajmi
i mirë, por tek pasojat (e imagjinuara). Vuajtësi beson se pas çdo lajmi të
mirë vjen përherë një lajm i keq.

 

ALODOKSAFOBIA

Njerëzit
që vuajnë nga Alodoksafobia kanë frikë nga opinionet e të tjerëve. Sidomos mbi
mendimet e të tjerëve rreth personalitetit të tyre, veshjes, punës, shtëpisë,
osë thënë më mirë ata kanë frikë rreth gjithçkaje.