Dhjamosja e mëlçisë jo alkoolike, terapitë që ndiqen

567
Sigal

INTERVISTA/ Flet për suplementin “Mjeku në familje”, Dr Albana Duni, Gastro-Hepatologe

Steatohepatiti jo-etilik ose jo-alkoolik (që më poshtë do të përshkruhet si NASH) është një sëmundje që haset shpesh në kushtet e shërbimit shëndetësor ambulator. Pacientët, megjithëse e mohojnë, akuzohen për përdorim të tepërt të alkoolit. Nga ana tjetër dhjamosja e thjeshtë e mëlçisë shpesh injorohet nga mjekët si “defekt kozmetik” gjë që nuk është tërësisht e saktë. Faktorët e riskut për zhvillimin e NASH përfshijnë obezitetin, tip 2 diabet mellitus, rezistencën insulinike, medikamentet dhe procedurat e ndryshme kirurgjikale në traktin gastro-intestinal. Nuk duhet të harrojmë që Steatohepatiti jo-etilik (NASH) është një entitet sëmundjeje serioze, që nuk ka të bëjë aspak me alkoolin, por që mund të çojë në cirrozë të heparit. Për më shumë informacion lexoni intervistën e dhënë nga Dr. Albana Duni, mjeke Gastro-Hepatologe.

per me teper lexoni Gazeten Telegraf