Sigal

Truri është organi që të tregon kur pjesë të tjera të trupit dhembin, por vetë ai nuk arrin të ndiejë dhembje.

Dhimbja shkaktohet nga një mori sinjalesh mes trurit, nervave dhe enëve të gjakut.

Disa nerva në enët e gjakut dhe muskujt e kokës ndizen dhe i dërgojnë trurit sinjalet e dhimbjes.

Dhimbjet e kokës mund të jenë simptoma shoqëruese të disa sëmundjeve siç janë infeksionet, stresi emocional, depresioni, mungesa e ushqimit, gjumit, medikamentet e tepërta, duhani, alergjitë e të tjerë.

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara.

Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike.

Rrjedhimisht trajtimi i tyre është i ndryshëm, por një kurë unike pavarësisht shkakut, mbetet pasta me kanellë.

PASTA ME KANELLË

Kanella është erëza e mrekullisë dhe funksionon kundër dhimbjeve të kokës.

Grini shkopinjtë e kanellës hollë dhe pluhurin bashkojeni me ujin, duke formuar një pastë kanelle.

Lyejeni ballin dhe pjesët anësore të kokës me të dhe qëndroni shtrirë për 30 minuta.

Më pas shpëlajini zonat e lyera me ujë të vakët.

Një tjetër mundësi është edhe përzierja e pluhurit të kanellës me vaj livandoje, ose ujë ku keni zier më parë lule livandoje, pasi ka efekt të fortë qetësues.

Shënim: Kanellën mund ta blini edhe pluhur të gatshëm, por mirë është që ta grini vetë, pasi kështu nuk i janë dëmtuar aspak komponentët shërues, siç mund të ndodhë kur rri për një kohë të gjatë në qese si pluhur.

BORZILOKU

Përveç pastës me kanellë për aplikim të jashtrëm, ndihmojeni trupin që të lehtësohet nga dhimbja e kokës edhe nga brenda.

Zieni tre ose katër gjethe të freskëta borziloku në ujë (1 filxhan) të nxehtë.

Shtoni mjaltë dhe pijeni çajin ngadalë.

Mund të përtypni edhe disa prej gjetheve ose të nuhasni avullin e lëshuar nga borziloku i zier.

MOLLËT

Nëse zgjoheni me dhimbje koke, hani menjëherë një fetë mollë me kripë dhe pini ujë të vakët më pas.

Ju mund të hidhni edhe dy lugë çaji me uthull molle në një gotë me ujë.

Shtoni mjaltë dhe lëng limoni dhe pijeni dy ose tre herë në ditë.

LËVIZJET FIZIKE BAZË

Mjaftojnë disa ushtrime fizike dhe lëvizje bazë të kokës dhe qafës që të zbusni intensitetin e dhimbjes së kokës.

Ngrijeni dhe uleni kokën, lëvizeni majtas dhe djathtas në drejtim të secilit sup.

Përpiquni ta rrotulloni qafën me ngadalë në drejtim të akrepave të orës dhe anasjelltas që të ndihmoni në qetësimin e muskujve të shpatullave dhe qafës.