Dhimbje të shpeshta të barkut? Mund të keni mungesë të kësaj vitamine

534

Një studim
i ri i publikuar tek revista “BMJ Open Gastroenterology” sugjeron se ju mund të
përjetoni këto probleme gastrointestinale pasi keni mungesë të vitaminës D.

Sigal

Gjatë studimit, hulumtuesit
shkencorë zbuluan se rreth 82% e pacientëve me sindromën e zorrës së irrituar
(IBS) (një çrregullim që prek zorrën e trashë dhe karakterizohet nga dhimbja e
stomakut, kapsllëk, diarre dhe fryrje në bark) kishin nivele të ulëta të
vitaminës D. Sa më të ulëta të ishin këto nivele, aq më të shumta ishin
simptomat që e përkeqësonin edhe më shumë shëndetin.

Shpjegimi i vetëm që mund të japim
për efektet e kësaj lënde ushqyese tek zorrët është: brenda zorrëve ka
receptorë të vitaminës D të cilët ndihmojnë në rregullimin e inflamacionit të
zorrëve, prandaj nga mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktohen këto simptoma.

Vitamina D luan gjithashtu një rol
të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës, prandaj njerëzit me sindromën e
zorrës së irrituar janë zakonisht të stresuar.

Si mund ta merrni vitaminën D?

Vitaminën D mund të merrni nga
ushqime të ndryshme, si peshku, veza, kërpudhat, produktet e qumështit (kos,
qumësht, djathë) dhe drithërat.

Një burim i rëndësishëm i vitaminës
D është gjithashtu dielli. Gjatë muajve të verës mund të merrni më shumë
vitaminë D nga rrezet e diellit.

Merrni suplemente të vitaminës
D, vetëm mos e teproni me to

Gjatë muajve të dimrit, meqë
mungojnë rrezet e diellit dhe ushqimet e pasura me vitaminë D nuk i plotësojnë
të gjitha nevojat, mund ta merrni këtë vitaminë me anë të suplementeve. Mund të
merrni vitaminën D3 (cholecalciferol), por jo më shumë se 1,500 IU në ditë.