Dhimbja e shpinës, shenjë e një problemi më serioz?

496
Dhimbja e shpinës është e zakonshme – 80% e njerëzve mund të vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe nuk është gjë për t’u shqetësuar. Shumica e tyre mund të shkaktohen nga ndrydhja e muskujve. Por, ka edhe raste kur dhimbjet e shpinës mund të sinjalizojnë për një problem serioz në trup.
Ja cilat janë ato:
Keni dhimbje gjatë natës – Shumica e personave që vuajnë nga dhimbjet e shpinës mund të ndryshojnë pozicionin e fjetjes për të lehtësuar dhimbjet ndërkohë që flenë. Por, nëse gjetja e një pozicioni të duhur për të fjetur duket e pamundur ose dhimbja fillon vetëm kur shtriheni, duhet të konsultoheni me një mjek. Ajo mund të jetë shenjë e një infeksioni të kockave të kurrizit ose, në raste më të rralla, shenjë e tumorit kurrizor. Sido që të jetë, duhet të kërkoni vëmendje mjekësore.
Nuk mund ta lokalizoni dhimbjen – Dhimbja në pjesën e sipërme ose të poshtme të shpinës, që nuk duket se lidhet me një muskul specifik, mund të sinjalizojë për atak në zemër, sidomos nëse fillon në kraharor dhe vazhdon të përhapet, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës.
Shoqërohen me të përziera – Është normale të ndiesh dhimbje të kockave në mëngjes, por, nëse zgjasin më shumë se 30 minuta dhe fillojnë të përkeqësohen kur nuk lëvizni, mund të jenë shenjë e një forme të artritit, të quajtur ankylosing spondylitis, që prek 1.4% të popullsisë. Nëse nuk trajtohet, kjo sëmundje mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, prandaj nuk duhet ta injoroni.
Sigal