Dëshironi të keni një bark të sheshtë, ja 3 receta super të thjeshta të ujit detox

196

Uji me përmbajtje frutash, perimesh dhe erëzash përshpejton metabolizmin dhe ndan në mënyrë efikase vlerat ushqyese dhe antioksidantët. Sikur të mos mjaftonte, ndihmon në rinovimin e qelizave të dëmtuara, eleminon fryrjen ose dhjamin e barkut. Jo më kot, viteve të fundit, uji detox është shndërruar në një element tepër të rëndësishëm për dietën e shëndetshme. Në vijim gjeni 3 receta super të thjeshta.

Xhinxher me kastravec, limon dhe mente

Përbërësit:
– 1 kastravec i prerë në feta
– xhinxher
– 2 feta limon
– gjethe menteje
– pak kripë
– ujë

Në një enë, shtoni përbërësit dhe më pas ujë. Përzierjen vendoseni në frigorifer për 3 orë dhe më pas konsumojeni.

Limon dhe kastravec

Përbërësit:
– 1/2 kastravec
– 1 limon
– gjethe menteje
– ujë

Në fillim, ndani në feta kastravecin dhe limonin dhe më pas shtoni gjethet e mentes. Të gjithë përbërëst vendosini në një enë me ujë (diku te 1.5 litër) dhe lëreni një natë në frigorifer para se ta konsumoni.

Luleshtrydhe me borzilok dhe limon

Përbërësit:
– 10 kokrra luleshtrydhe
– 2 feta limon
– borzilok

Në enë, vendosni të gjithë përbërësit dhe më pas ujin. Kini parasysh që të shtoni shumë borzilok (diku te një grusht). Përbërjen lëreni në frigorifer për 3 orë para se ta shërbeni.