Dafina parandalon sëmundjet e zemrës, diabetin dhe lehtëson dhimbjet e gjymtyrëve

763
Gjethet e dafinës përmbajnë një sërë mineralesh dhe proteinash, të cilat janë shumë të shëndetshme për organizmin tonë.
Ja lista e përfitimeve që trupi ynë ka nga gjethet e dafinës.
Trajton diabetin
Është zbuluar se gjethet e dafinës kanë efekt kurues për diabetin e tipit 2, duke qenë se shkaktojnë ulje të nivelit të glukozës, kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.
Efektiv në tretje
Dafina ndihmon shumë edhe sistemin tretës, sepse përmban enzima të cilat shpërbëjnë proteinat. Në rast se keni probleme me tretjen, mjafton të merrni 5 gramë gjethe dafine dhe pak xhenxhefil. I vendosni në 200 ml ujë dhe lërini të ziejnë. Hiqeni enën nga zjarri kur atje të ketë mbetur 14 e sasisë fillestare të ujit. Masës mund t’i shtoni edhe mjaltë. Këshillohet të konsumohet 2 herë në ditë. Ajo shërben edhe për të hapur oreksin.
E mirë për zemrën
Lëndët ushqyese që gjenden te dafina sigurojnë mbrojtje ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Në rast të një shqetësimi në zemër ose ndjenje ankthi, zieni 3 gr gjethe dafine dhe 3-4 gr trëndafil të egër në 300 ml ujë, dhe prisni derisa në enë të mbetet 75 ml ujë. Kullojeni dhe më pas konsumojeni masën e përftuar.
Trajton të ftohtin dhe infeksionet
Në rast problemesh me rrugët e frymëmarrjes, zieni ujë dhe shtoni 2-3 gjethe dafine. Lërini të vlojnë për 10 minuta. Më pas lagni një pecetë në masën e krijuar dhe vendoseni në kraharor. Në rast teshtimash të shpeshta, këshillohet të konsumohet çaji i dafinës, i cili bëhet duke zier disa gjethe dafine në 200 ml ujë, dhe lihen të ziejnë derisa në enë të mbetet 14 e sasisë fillestare. Kullojeni dhe konsumojeni çajin.
Qetëson dhimbjet
Vaji i nxjerrë nga gjethet e dafinës ka veti anti-inflamatore, të cilat qetësojnë dhembjet e ndrydhjeve, tërheqjeve muskulore, artritit, reumatizmës dhe dhembjeve të tjera. Masazhimi i tëmthave me vajin e dafinës qetëson dhembjet e shkaktuara nga migrena dhe dhembjet e zakonshme të kokës. Gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut.
Veti anti-kanceroze
Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik, kuercetin, eugenol, elemente që kanë treguar të kenë veti mbrojtëse ndaj llojeve të ndryshme të kancerit. Ato gjithashtu përmbajnë një fitoushqyes të quajtur parteonlid, i cili frenon shumimin dhe përhapjen e qelizave kanceroze të qafës së mitrës
Sigal