Çokollata mund të rrisë fuqinë e trurit

439
Kakaoja e përpunuar në mënyrë specifike, duke u bazuar në studimet e reja, mund t’i ndihmojë të moshuarit të mbajnë shëndetshëm funksionet e trurit dhe të mënjanojnë demencën. Rezultatet e disa studimeve ndërkombëtare mbi flavanolet, lëndë ushqyese të cilat janë me tepricë në kakaon e freskët, u prezantuan nga Shoqata Amerikane për Përparim të Shkencës. Flavanolet u gjetën se ndikonin në rritjen e shtypjes së gjakut në afërsi të zonave të trurit të lidhura me memorien dhe mësimin. Shumica e produkteve komerciale të kakaos e kanë të reduktuar nivelin e flavanoli, me qëllim të përmirësimit të shijes.
Sigal