Cisti ovarian, ndoshta e keni dhe nuk e dini! Këto janë simptomat

663
Nëse vini re tek vetja simptomat e mëposhtme, jeni në artikullin e duhur.
Ju mund të zbuloni se ka dicka që nuk shkon me shëndetin tuaj të përgjithshëm, pas fakteve që do t’ju rendisim. Pikë së pari është shumë e rëndësishme që herë pas here të bëni kontrolle rutinë, për tu siguruar se gjendja dhe shëndeti juaj nuk cënohet nga asnjë faktor i jashtëm apo i brendshëm.
Shpesh tek femrat, cistet ovariane zhvillohen në mënyrë të menjëhershme dhe mund të shkaktojnë probleme serioze. Më poshtë ju rendisim disa simptoma që nuk duhet t’i injoroni:
1- Ënjtje të barkut
Të vjella
Dhimbje para dhe pas ciklit menstrual
Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
Gjinj të fryrë
Dhimbje të mprehta në ije
Temperaturë e lartë
Marrje mendsh
Frymëmarrje e shpejtë
Siç mund ta shihni, shumë nga simptomat nëse ndodhin janë një alarm për të cilin nuk duhet të tregoheni indiferent. Nëse ndonjë nga këto shenja përsëritet vazhdimisht është mirë që menjëherë të vizitoheni nga një mjek.
Ka disa mënyra si mund t’i kuroni këto ciste:
Bima medicinale black cohosh (Actaea racemosa)
Kjo është një barishte fantastike për dhimbjet menstruale, prandaj kërkoni pilula në farmaci. Njihet si bima e stabilizimit të hormoneve në trup. Kjo rrënjë ndihmon në prodhimin e progesteronit.
Rrënja e lulergjit
Me ndihmën e kësaj barishte të gjitha toksinat e trupit eliminohen. Ajo ka efekt qetësues mbi vezoret.
Luleradhiqe
Duke vepruar në sistemin endokrin dhe punën e gjëndrave të veshkave, kjo rrënjë shpërndan cistin ovarian. Megjithatë, njerëzit me tension të lartë duhet të shmangin këtë barishte.
Lulja e tërfilit të kuq 
Kjo barishte është e pasur me phytoestrogens, të cilat veprojnë si estrogjene në organizëm, kështu që balancon hormonet dhe zvogëlon apo zhduk përfundimisht cistet nga trupi juaj.
Sigal