Cilat janë tri format e diabetit, simptomat dhe dallimet mes tyre

506
Sigal

FAKTORËT/Mosha mbi 45 vjeç, mbipesha, sasia e lartë e kolesterolit në gjak dhe trashëgimia gjenetike

Diabeti shfaqet në tre forma të ndryshme. Në gjuhën mjekësore kjo sëmundje mund të shfaqet në tre forma që njihen si diabeti tip1, diabeti tip 2 dhe diabeti gjatë shtatzënisë. Në varësi të këtyre përcaktimeve udhëzohet edhe trajtimi që duhet ndjekur për të mbajtur nën kontroll këtë sëmundje, e cila nëse ka kaluar në stad kronik është vështirë që të kurohet plotësisht. Megjithatë me pak kujdes mund të mbahet nën kontroll dhe të bëhet një jetesë e shëndetshme. Sa i takon formave të shfaqjes, specialistët e shëndetit publik sqarojnë se “Diabeti tip 1”, haset në rreth 10-15 për qind të sëmurëve. Ai shkaktohet nga mungesa totale e prodhimit të insulinës. Pacientët me këtë lloj diabeti, nuk mund të jetojnë pa insulinë, ndaj ky tip diabeti është quajtur insulinovartës. “Diabeti tip 1” takohet kryesisht tek fëmijët dhe moshat e reja.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf