Cilat janë “ilaçet” që shkaktojnë sëmundjet mendore? Ja çfarë thotë një studim i fundit

618
Përdorimi i ilaçeve për kurimin e sëmundjeve si Parkinsoni, depresioni dhe infeksionet urinare rrisin rrezikun e çrregullimeve mendore.
Sipas një studimi të bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Anglisë, paralajmërohet rreziku ndaj përdorimit të ilaçeve të forta me përmbajtje droge kundra depresionit, infeksioneve urinare dhe sëmundjes Parkinson.
Doktorët paralajmërojnë se përdorimi i tyre sjell një çrregullim mendor që evidentohet pas 20 viteve.
Këto ilaçe përdoren nga njerëzit që duan të mbajnë nën kontroll depresionin, kontraktimet muskulore ose sëmundje të tjera akoma më të rënda, por nuk e dinë se përdorimi i tyre mund të ketë pasoja fatale më vonë.
Sipas “The Independent” shkencëtarët që ndërmorën këtë studim kanë zbuluar se pacientët që vuajnë nga çrregullimet mendore kanë qenë të prirur të përdorin ilaçe shumë të forta qetësuese.
Doktor George Savva sqaroi se shkaktari kryesor i çrregullimeve mendore janë ilaçet antidepresive dhe ilaçet që përdoren për sëmundjen Parkinson. Studimi përjashton mundësinë se çrregullimet mendore mund të vijnë edhe nga ilaçet e zakonshme që përdoren për stomakun, ftohjen ose sëmundje të tjera të zakonshme.
Dr.Savva sqaroi gjithashtu se rreziku për çrregullimet mendore nuk është njësoj për të gjithë njerëzit sepse varet trajtimi që marrin, gjenetika dhe mënyra e jetesës.
Sigal