Check Up, kontrolli shëndetësor i duhur për ju! Vetëm në Spitalin Amerikan

428
Check UP është një paketë ekzaminimesh laboratorike dhe imazherike që kryhen për identifikimin dhe parandalimin në një stad ende jo të avancuar të sëmundjeve të ndryshme.
Përgjatë vitit 2016, Spitali Amerikan sjell për çdo pacient 14 paketa kontrolli Check Up, të cilat ju vijnë në ndihmë pacientëve për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar në kohë dhe në mënyrë të specializuar nga profesionistë çdo patologji.
Për shumë nga ju, kostot e kontrolleve shëndetësore, pasuar edhe nga puna e përditshme intensive e gjithësecilit prej nesh, përbën një arsye të fortë për të anashkaluar kontrollin tuaj shëndetësor periodik tek mjeku. Por më e rëndësishmja është se, pikërisht ky kontroll herë pas herë përbën atë vijën e hollë, kufirin që ndan një shëndet të mirë nga një shëndet me komplikacione dhe sëmundje.
Duke dëgjuar dhe i shërbyer çdo ditë pacientëve tanë, Spitali Amerikan ka mundësuar plot 14 paketa Check Up me çmime tejet të favorshme, ku çdo pacient të ketë mundësi për të kryer shërbimet dhe kontrollet që ka nevojë.
Është esenciale për ju, të kryeni kontrolle mjekësore, edhe kur shihni se nuk keni simptoma. Të parandalosh është më mirë sesa të kurosh!
Këtë vit, si çdo vit më parë, Spitali Amerikan vazhdon t’i kushtojë një rëndësi të veçantë mjekësisë parandaluese, duke mundësuar për të gjithë pacientët e çdo grupmoshe dhe gjinie, kontrolle të ndryshme mjekësore, që përmbajnë ekzaminime, analiza dhe shërbime të kombinuara në paketa të cilësuara; ku çdo pacient mund të përzgjedhë të kryejë një ose disa prej tyre, sipas simptomave, historikut mjekësor apo rekomandimit të mjekut specialist. 
Paketat e Check Up-it për këtë vit nga Spitali Amerikan: 
Paketa Kardiologjike – 5000 lekë
Paketa Femra – 9500 lekë
Paketa Meshkuj – 9500 lekë
Paketa Gjinekologjik (2) – 7000 lekë
Paketa Urologjike – 5000 lekë
Paketa ORL/Laringoskopi – 2500 lekë
Paketa ORL/Audiogramë – 2500 lekë
Paketa ORL/Rinoskopi – 2500 lekë
Paketa Endokrinologjike – 5500 lekë
Paketa për Duhanpirësit – 8000 lekë
Paketë e Urgjencës – 100 euro
Paketa e Urgjencës Pediatrike – 8500 lekë
Paketa VIP (e plotë) – 450 Euro