Çfarë tregon ngjyra e buzëve për shëndetin?

534
Sigal

Mësoni se çfarë ju rekomandon organizmi me ngjyrën e buzëve dhe ç’duhet të hani për të përmirësuar gjendjen tuaj shëndetësore.Mjekësia popullore e Lindjes ka interpretim shumë interesant të gjendjes shëndetësore sipas ngjyrës së buzëve tuaja.
Shikoni në pasqyrë dhe mësoni se ç’porosi ju dërgon organizmi juaj. Buzët duhet të jenë ngjyrë rozë deri në ngjyrë rozë të errët, ndërkaq të gjitha nuancat e tjera tregojnë për disa probleme në trup. Ja cilat janë ato.
Buzë me ngjyrë të zbehtë: tregon se jeni anemike. Duhet të konsumoni ushqime të pasura me hekur (brokoli, mish të kuq, hurma arabe). Gjithashtu tregojnë probleme me stomakun dhe sistemin e tretjes, prandaj dueht ët konsumoni: qershi, ananas, mango.

Buzë të kuqe: lidhen me frymën e keqe. Duhet të konsumoni mjaltë, kastraveca dhe çajra të ndryshëm. Mos u stresoni!

E gjelbër e zbehtë: këtë ngjyrë të buzëve mund ta keni ditëve të ftohta. Kjo tregon se mund të keni probleme me zemrën ose sistemin e frymëmarrjes.

Buzë të kuqe, gati në të zezë: keni probleme me tretjen. Përpiquni të konsumoni ushqime të lehta për t’u tretur. Patate të ëmbla, limon, supë.