Çfarë ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

159
Gjumi është një fenomen jetësor që ka një ndikim të theksuar në bukurinë tuaj. Sipas një studimi më të fundit është vertetuar se, sa më të shumë që flini, aq më të shëndetshëm dhe të bukur do të jeni. Studiuesit kanë analizuar gjumin e disa njerëzve nga 18 deri 31 vjeç, duke i fotografuar. Fillimisht ata që ishin përfshirë në studim, kishin gjumë vetëm 5 orë, për të vazhduar pastaj me ata që flinin 8 orë. Shenjat e lodhjes ishin më të dukshme tek ata që kishin bërë vetëm 5 orë gjumë. Më tërheqësit rezultuan ata që kishin bërë gjumë më të gjatë.