Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?

538
Sigal

Kanceri i qafës së mitrës është i dyti pas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë.

Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafen e mitrës. Qafa e mitrës ndodhet në fundin e mitrës dhe lidh atë me vagjinën. Kanceri i qafës së mitrës ndodh kur qelizat e qafës së mitrës fillojnë të rriten në mënyrë jo normale dhe të pakontrolluar.

Sa i shpeshtë është kanceri i qafës së mitrës?

Kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret më të shpeshta tek femrat dhe takohet sidomos tek femrat rreth moshës 40 vjeç. Kanceri i qafës së mitrës është i dyti pas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në pjesën më të madhe të rasteve, kanceri i qafës së mitrës kapet në faza shumë të avancuara. Çdo vit rreth 500. 000 gra në botë preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo sëmundje. Në botë, çdo 2 min një grua vdes nga kanceri i qafës së mitrës. Në Evropë, çdo 18 min një grua vdes nga kanceri i qafës së mitrës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf