Çfarë është hipertensioni dhe si të kurohemi prej tij

739
Sigal

Hipertensioni bëhet shkak i ngurtësimit dhe ngushtimit të të gjithë enëve të gjakut (arterioskleroza)

Tensioni i lartë ose sistolik, është presioni që krijohet në arterie nga forca e pompës së zemrës; ndërsa tensioni i vogël ose diastolik (që gabimisht nga njerëzit emërtohet si tension i zemrës), është rezistenca e arteries gjatë furnizimit të zemrës me gjak. Presioni i gjakut ndryshon çdo minutë; ndryshon nga pozicioni i trupit, nga aktiviteti fizik, gjatë kohës që flemë ose kur jemi zgjuar. Hipertension quajmë vlerat e tensionit që krijohen kur presioni i gjakut në arterie (enë me gjak të pastër) është mbi normën e lejuar.

Zyrtarisht, në rang botëror, njihen 10 milionë të sëmurë me HTA, në fakt numri i tyre arrin në rreth 20 milionë. Nga këta 10 milionë mjekohen vetëm 5 milionë, dhe 5 milionë të tjerë jo. Nga 5 milionë persona që mjekohen, vetëm 2.5 milionë mjekohen saktë, kurse 2.5 milionë në mënyrë të pasaktë. Pra rreth 50% e të sëmurëve nuk kanë asnjë ankesë dhe e kuptojnë sëmundjen kur ndodh fatkeqësia (infarkti i zemrës, insulti cerebral etj). Në grupmoshat 60 vjeçare, në çdo 3 persona, 2 prej tyre janë me hipertension. Vetëm 31% e meshkujve dhe 41% e femrave kurohen prej hipertensionit. Personat e prekur nga tensioni i lartë duhet të bëjnë një jetë sa më të rregullt, të dobësohen dhe të përdorin mjekimet rregullisht!

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf