Çfarë është gërhitja dhe si mund të kurohet?

979
Sigal

Gazeta Telegraf/



Të gërhiturit është një problem
i rastisur shpesh. Të gjithë nga ju njihni të paktën një njeri nga familja apo
nga rrethi familjar që gërhet.

 

Çfarë është gërhitja dhe si
mund të kurohet?

 

 

Përgjigjen e kësaj pyetjeje
është bërë publike nga foxnews.com.
Disa mund të bëjnë shaka me ju, të tallen për shkak të gërhitjes, por kjo mund
të jetë një shenjë e një sëmundjeje serioze e njohur si OSA, gjumë obstruktiv
apnes. Kjo sëmundje është parë dhe analizuar nga specialistët e gjumit dhe nga
kjo duhet të mësohet sesi të ndalet gërhitja. Për ato të cilët nuk gërhasin për
shkak të kësaj sëmundjeje problemi nuk paraqitet aq serioz dhe për të ndaluar
gërhitjen mund të merrni disa masa paraprake:

 

Çfarë është gërhitja

 

Gërhitja është zëri që del
gjatë frymëmarrjes së personit kur ai është në gjumë. Ky zë dridh qiellzën e
lart dhe gjuhën e vogël. Kuptimi i fjalës Apnes është ndalimi frymëmarrjes.
Fatkeqësisht gërhitja shihet më shumë tek burrat se tek gratë.

 

Kurimi i gërhitjes

 

 

Pika më e rëndësishme në
kurimin e OSA është zgjidhja e disa problemeve të lidhura me kurimin. Nëse doni
të hiqni gërhitjen shikoni me kujdes këshillat e mëposhtme:

 

 

Faktorët jetik

 

Gjatë kurimit të OSA duhet të
hiqen disa faktorë. Heqja e tyre mund ta zgjidhë problemin. Kilet e tepërta
sjellin një mënyrë pasive të jetuari dhe hap rrugën e problemeve të tiroideve.
Por nëse jeni në peshë ideale atëherë ky proces është krejt i kundërt.

 

 

Konsumimi i cigares

 

Të gjithë i njohim efektet
negative të cigares në trupin tone. Cigarja ndikon shumë edhe në gërhitje. Tymi
i duhanit shkakton fryrjen e cipës së hundës dhe indeve të fytit dhe bllokimin
e enëve të vogla të mushkërive.

 

 

Rregulli i gjumit: gjumi i shëndetshëm
ndahet në dy etapa. Në etapën e pare është pjesa kur bimë të flemë dhe na vjen
gjumi , kjo etapë mund të përsëritet disa here gjatë natës. Ndërsa gjumi REM
është gjumi ku shihen shpesh ëndrrat. Nëse një person nuk bën gjumë të rregullt
gjatë kohës së gjumit mund të shfaqen probleme serioze në frymëmarrje. Prandaj
në këtë rast duhet të rregulloni gjumin dhe të flini të paktën 7,5 orë.

 

Problemet mjekësore

 

Nëse tek personi ka ndonjë
element që shkakton bllokimin e hundës, gojës apo të mushkërive atëherë mund të
ndikojë në zhvillimin e Apnesit të gjumit. Brenda problemeve të hundës hyjnë të
gjitha llojet e alergjive dhe tharja e cila shkaktohet në fyt nga soba me dru.
Në mes të faktorëve që bllokojnë fytin janë bajamet e mëdha, niveli i lartë i
indeve yndyrorë dhe rritja e disa indeve të përziera pas fytit. Në këtë rast
operacioni mund të ndihmojë në heqjen e pjesëve të padëshiruara dhe të tepërta.

 

Stili i jetesës para
operacionit

 

Nëse gërhisni shumë dhe familja
e të afërmit tuaj ankohen, duhet të analizoni me shumë kujdes listën e stilit
të jetesës. Lërini disa zakone të këqija dhe bëni më shumë ushtrime. Nëse
vazhdoni të gërhisni edhe pasi keni bërë ndryshimet, atëherë duhet të shkoni
tek specialisti i rrugëve respiratore.