Çfarë duhet të hanë të sëmurët me tumor që trajtohen me rreze

509
Sigal

Lakrat mbrojnë indet normale gjatë terapisë dhe zbusin sëmundjet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit

Hulumtuesit pohojnë një kompleks nga perimet si, lakra, lulelakra dhe brokoli, i ka mbrojtur minjtë dhe të vegjlit e tyre nga doza vdekjeprurëse e rrezatimit. Studimi i tyre sugjeron se kompleksi, tashmë i dëshmuar për sigurinë e njerëzve, mund të mbrojë indet normale gjatë terapisë së rrezatimi për trajtimin e kancerit dhe për të parandaluar ose zbutur sëmundjet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit. Përbërja, e njohur si DIM (ose, 3′-diindolylmethane), më parë është gjetur të ketë efektet parandaluese të kancerit. “DIM është studiuar si një agjent për parandalimin e kancerit për vite me radhë, por ky është indikacioni i parë që DIM gjithashtu mund të veprojë si një mbrojtës nga rrezatimi”,- thanë shkencëtarët. Hulumtimi është publikuar në “Proceedings”, revistë e Akademisë Kombëtare të Shkencave, përcjell Idea.

7 këshillat që ju mbrojnë 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf