Çfarë duhet të bëni para se të shkoni për të fjetur?

538
Ajo çfarë bëni para gjumit mund të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë njerëz nuk mendojnë për këtë dhe pastaj befasohen kur iu ndodhin gjëra të caktuara.
Asnjë nga këto shprehi nuk do të marrin shumë kohë dhe janë shumë të vlefshme nëse nuk dëshironi probleme të caktuara.
– Përgatituni për të nesërmen: Para se të shtriheni për të fjetur, përgatitni çdo gjë që ju duhet në mëngjes; mëngjesin, drekën dhe rrobat që do të vishni. Është shumë më e lehtë për të bërë këtë në mbrëmje dhe në mëngjes do të jeni të qetë në qoftë se e dini se i keni të gjitha të përgatitura.
– Zgjatni muskujt: Zgjatja e muskujve para gjumit është shumë e rëndësishme. Ajo është e mirë jo vetëm për fleksibilitet dhe nyjat tuaja, por edhe për gjumë cilësor dhe të rehatshëm.
– Meditoni: Meditimi është ritual i mirë për qetësim para se të shkoni në krevat. Nëpërmjet meditimit ju do të reduktoni stresin dhe të relaksoheni. Kjo do t’ju ndihmojë të qetësoheni pas një ngjarje stresuese, por ka edhe një ndikim të mirë në lidhje me kujtesën dhe kreativitetin.
– Shkoni në shtrat 15 minuta më herët: Kjo është krejt një “mashtrim i thjeshtë”, të shkoni në shtrat 15 minuta më herët se sa keni planifikuar. Një numër i madh i njerëzve nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm, kurse mungesa e gjumit ka një ndikim serioz në shëndetin dhe produktivitetin e tyre. Nëse shkoni më herët në shtrat, shanset janë më të mëdha që do të flini ashtu siç keni planifikuar.
– Pastroni grimin: Pa marrë parasysh se sa jeni të lodhur, gjithmonë largoni grimin nga fytyra. Nëse bini në gjumë pa e pastruar fytyrën, poret do të bllokohen gjatë natës dhe lëkura nuk do të jetë në gjendje të hidratohet me vajra natyrale. Makijazhin që e leni gjatë natës mund të çojë në formimin e puçrrave dhe në qoftë se nuk e pastroni fytyrën para se të shkoni për të fjetur, radikalët e lira që keni “mbledhur” gjatë ditës mbesin në lëkurën tuaj tërë natën, gjë e cila mund të çojë në dëmtimin e kolagjenit dhe si pasojë edhe formimin e rrudhave.
– Pastroni dhëmbët me perin për pastrim dhëmbësh: Gjithkush e di se sa i rëndësishëm është shëndeti i dhëmbëve, por shumë njerëz ende nuk e kanë të qartë sa i rëndësishëm është pastrimi i dhëmbëve me perin për pastrimin e dhëmbëve. Mishrat e sëmurë mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore, si sëmundje të zemrës dhe organeve të frymëmarrjes. Përveç kësaj, dhëmbët do të fillojnë më herët për t’u prishur, nëse nuk i lani dhe pastroni rregullisht me perin adekuat.
Sigal