Çfarë dëmesh shkakton mosha në zemrën tuaj?

488
Sigal

Ja si ndikon gjinia në rrezikun për sëmundjet koronare të zemrës dhe shpjegimi për diferencën që krijohet

Ne e marrim të mirëqenë faktin që, organizmi ynë do të dëmtohet përfundimisht, sa më shumë të plakemi. Por ekspertët që merren me jetëgjatësinë gjenetike vlerësojnë se, po të mos ishin faktorët ndërhyrës, njerëzit do të mund të jetonin rreth 150 vjet. Kjo do të thotë që, nuk janë dëmtimet e vogla që shkatërrojnë trupin tonë në mënyrë të parakohshme, por sëmundjet kronike. E pra, një nga këto sëmundje kronike është arterioskleroza. Ju nuk mund ta ktheni kohën prapa kur vjen puna te mosha. Por thjesht kalimi i viteve nuk shpjegon sëmundjen koronare të zemrës. Rreziku i sëmundjes së koronareve, absolutisht rritet me kalimin e moshës, por kjo sepse sa më shumë jetojmë, aq më shumë organizmi ynë është i ekspozuar ndaj kushteve kronike arterogjenike, kushte që shkaktojnë sëmundjen koronare të zemrës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf