Çantat e nxënësve shkaktojnë probleme me shpinën. Ja si duhen mbajtur ato

385
Sigal

SHKENCËTARËT AMERIKANË/ Me rastin e fillimit të shkollës, ekspertët rendisin disa këshilla për prindërit 

Fillimi i shkollës mund të jetë kënaqësi për fëmijët, por duhet të jetë një barrë për prindërit, të cilët duhet të mendojnë si t’u sigurojë komfort dhe siguri fëmijëve të tyre. E rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të fëmijës është edhe mbajtja adekuate e çantave, të cilat, nëse nuk mbahen si duhet, mund të çojnë në probleme të ndryshme, madje edhe afatgjate, të lidhura me shpinën. “Çantat e shpinës janë dizajnuara për ta shpërndarë peshën e barrës në mesin e muskujve më të fuqishëm të organizmit. Por, kur mbahen në mënyrë jo korrekte, mund të shfaqen lëndime si tërheqje ose ndrydhje muskulore, dhe probleme me qëndrimin e trupit”, thotë Dr Michael Wade Shrader, kirurg ortoped dhe zëdhënës i Akademisë Amerikane të Kirurgëve Ortopedë (AAKO). Derisa disa prej këtyre lëndimeve mund të jenë të lehta, të tjerat mund të lënë pasoja afatgjata te fëmijët, dhe t’i përcjellin ata në moshë të rritur. Më shumë 24 mijë njerëz janë trajtuar në spitalet e SHBA-ve dhe ordinancat e mjekëve për lëndime të lidhura me shpinën gjatë vitit 2012, dhe afro 10 mijë prej tyre kanë qenë të moshës nga 5 deri në 18 vjeç.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf