Sigal

Para se të shkoni për të fjetur, bëni mirë t’i hidhni një vështrim dhe gjendjes së buzëve. Nëse vini re se keni buzë të plasaritura, me ato lëkurzat tipike duhet t’i lyeni me vazelinë. Pas kësaj, aplikoni dhe pak sheqer. Sa më të mëdha të jenë kokrrat e sheqerit, aq më mirë është.

Më pas i bëni një masazh të butë buzëve. Në sajë të sheqerit ju mund të shtresoni lëkurën duke hequr të gjitha qelizat e vdekura që gjenden.

Pasi të keni mbaruar me masazhin, i shpëlani me ujë të ngrohtë.

Më vonë, aplikoni përsëri vazelinë, në mënyrë që ajo të veprojë përgjatë gjithë natës.

Në mëngjes kur të zgjoheni, zieni një gjysmë gote ujë me kamomil dhe sërish msazhoni pjesën e plasaritur të buzëve. Uji duhet të jetë i ngrohtë që të nxisë qarkullimin dhe t’i bëjë ato më të shëndetshme.