Bronkiti kronik, kujdes me temperaturat e ulëta dhe lagështirën!

1184
Sigal

Bronkiti kronik është një prej sëmundjeve më të shpeshta e cila prek mushkëritë, organin jetik për njeriun. Periudha e muajve të lagësht e të ftohtë sikurse janë fund vjeshta dhe dimri, janë edhe muajt në të cilët kjo sëmundje shpërthen. Ndryshe nga bronkiti akut, i cili kurohet, ai kronik rishfaqet herë pas here dhe është e vështirë të kurohet plotësisht..

Duhani, infeksionet mikrobike, viruset stinore dhe faktorët ambientalë janë disa nga faktorët shpërthyes të bronkitit kronik. Periudha më problematike për mbartësit e kësaj patologjie është stina e dimrit, për shkak të temperaturave të ulëta dhe rritjes së përqendrimit të lagështirës në ajër. Bronkiti kronik është një sëmundje që prek bronket dhe që ka për shenja kryesore kollën dhe sekrecionet bronkiale (gëlbazë).

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf