Sigal

Artriti shfaqet në forma të ndryshme, por gjithmonë me dhimbje. Fokusi tipik i mjekëve është t’ju japin ndonjë lloj medikamenti për dhimbjen që mund të japin disa efekte anësore, si dhembje në stomak. Fatmirësisht, ka disa bimë mjekësore natyrale për trajtimin e dhimbjes së artriti. Këto janë disa prej tyre:

1. Hithra

Kjo bimë efektive mund të japë një lehtësim shumë domethënës  për të sëmurët me artrit. Mund të përdoret në rrugë topike ose për përdorim të brendshëm. Nëse e përdorni me mënyrën e parë, mund të godisni zonën ku ndieni dhimbje duke përdorur këtë bimë (do ndieni djegie, por që do t’ju lehtësojnë më pas).

Zierja dhe ngrënia e hithrës si një lakër e egër gjithashtu ju ndihmon. Hithra përmban sasi të konsiderueshme të mineralit bor, që thuhet se ndihmon kockat dhe artikulacionet.

2. Speci i kuq djegës

Ngjyra e specit të kuq vjen nga një substancë e quajtur kapsaicinë, dhe është po kjo substancë që ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të artritit. Kapsaicina vepron si një “bombardues” endorfinash – endorfinat janë analgjezikë natyralë të trupit. Nëse ju pëlqen ushqimi pikant, shtoni pak spec të kuq në dietën tuaj ditore në formë salce djegëse ose nëpërmjet shtimit tek ushqimet.

Speci i kuq gjithashtu mund të aplikohet në rrugë topike.

3. Ushqime dhe erëza

Ka disa ushqime dhe ereza që mund t’i përfshini në gatimet tuaja për lehstësimin e dhembjes së artritit. Këto janë disa pre tyre:

* Xhinxher (xhenxhefil) -Nëse pini një filxhan ose tre me çaj xhinxheri thuhet se ndihmon kundër dhimbjes së artriti. Funksionon si një antiinflamator, lehtëson dhimbjen dhe fryrjen e kyçeve nga artriti.

* Kurkuma – Kjo erëz është mrekullibërëse, me ngjyrë të verdhë, mund ta shtoni në kerri, supë, oriz, bizele, sallatëra dhe pjata të tjera. Efektet e saj janë të ngjashme me të xhinxherit. Kurkuma gjithashtu ka veti antiinflamatore.

* Rigoni – Përveçse ka veti antiinflamatore, rigoni ka famën e të qenit një antioksidant. Hidhni një sasi të mirë rigoni të thërrmuar tek pica, shtojeni te salca e makaronave, ose në gatimet me peshk. Rigoni mund të shtohet në një sasi të madhe ushqimesh.