Bëni kujdes, rritja e gjinjve me silikon, shton rrezikun për tumor

557
Sigal

Silikoni e bënë të vështirë kontrollimin me mamograf dhe ngushton hapësirën për gjetjen e tumoreve në fazën e hershme

Një përmbledhje e studimeve rreth kancerit të gjirit i ka bërë shkencëtarët që të vijnë në përfundim se impiantet e gjirit apo rritja e gjinjve me metodat bashkëkohore rrit më një përqindje të madhe frikën për paraqitjen e kancerit të gjirit tek femrat. Studimi ka zbuluar se femrat me impiante kozmetike kanë rrezik të humbin gjirin nga kanceri i gjirit për shkak të vështirësive që i hasen për gjetjen e tumoreve. E gjitha kjo është zbuluar nga statistikat e marra nëpër repartet e dedikuara për kujdesin e gjirit. Nga këto statistika ka dal se femrat që i’u kanë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike kanë pasur rrezik në fazat e mëvonshme të paraqitjes së kancerit të gjirit për shkak të silikonit të përdorur për rritjen e tyre.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf