Banane,mjaltë e ujë, kura ‘magjike’ për zhdukjen e kollës dhe bronkitit

502
Sigal

Trajtimi i kollit kronik dhe bronkitit ka qenë sfidë
e madhe për mjekësinë. Por, së fundmi është bërë e ditur një recetë e re
natyrale, e cila përmban përbërësit më të vjetër dhe më të fuqishëm, të cilët e
qetësojnë fytin dhe mushkëritë, si dhe e shërojnë kollin dhe bronkitin në afat
rekord.
 
Falë vetive të magjishme të mjaltit dhe bananeve, të cilat janë  të përfshira në këtë recetë ju mund ta
përdorni këtë ilaç për fëmijët dhe të rriturit.

 Përbërësit:
400 mililitra ujë të vluar, dy banane, dy lugë gjelle mjaltë.

 Fillimisht
qëroni bananet dhe pastaj shtrydhni ato me një lugë druri, pastaj, vendosni
bananet në tenxhere dhe shtojani ujin e vluar. Lëreni tenxheren ashtu për 30
minuta.

 Pasi të
ftohet produkti, shtoni mjaltin në fund, pasi që nëse ia shtoni në fillim ai do
t’i humbasë vetitë e veta të rëndësishme, shkruan Telegrafi.

 Produktin
rekomandohet ta konsumoni katër herë në ditë, nga 100 mililitra për çdo
përdorim.