Bajamet një mbrojtëse e mirë ndaj diabetit

547
Ngrënia e bajameve e ngadalëson progresin e paradiabetit në diabet të tipit të dytë. Paradiabeti është gjendja kur glukoza në gjak është më e lartë sesa normalja, por jo aq e lartë sa për t’u klasifikuar si diabet i tipit të dytë.Shkencëtarët gjithmonë e kanë parë humbjen në peshë si një mënyrë efektive për të parandaluar avancimin e paradiabetit në diabet të tipit të dytë. Por tani, ekspertët kanë zbuluar se një dietë e kontrolluar mirë mund të ketë të njëjtin rezultat. Shkencëtarët i ndajnë paradiabetikët në dy grupe. Grupi i parë, kur mëlçia prodhon tepër glukozë dhe grupi i dytë, kur glukoza nuk merret siç duhet nga muskujt. Studimi i ri, i publikuar në “PLOS One”, vëzhgoi ndikimin e një diete të kontrolluar te dhjetëra persona me nivele glukoze të ndryshme.
Shkencëtarët studiuan 15 persona të shëndetshëm, 14 persona që merreshin me sport, 23 obezë, 10 paradiabetikë dhe 11 persona me diabet të tipit të dytë. U analizuan nivelet e glukozës dhe acideve yndyrore në gjakun e pjesëmarrësve në studim dhe u mbajtën shënim ushqimet që këta persona konsumonin gjatë ditës. Shkencëtarët vunë re se shtimi i bajameve në dietë ngadalësonte zhvillimin e diabetit. Kjo tregon se bajamet bëjnë që muskujt ta marrin më lehtë glukozën me anë të receptorëve të insulinës. Ndërkohë që te personat me prodhim të lartë glukoze nga mëlçia, u pa se bajamet ulnin progresin e sëmundjes, por nuk kishte asnjë efekt tjetër.
Sigal