Aspirina nuk parandalon goditjen apo atakun në zemër

564
Sigal

Marrja e një doze të ulët aspirine çdo ditë, prej kohësh ka qenë e njohur për të uljen e shanseve për një atak në zemër, goditje ose probleme të tjera të zemrës tek njerëzit e sëmurë.

Megjithëse është përdorur për më shumë se një shekull, vlera e aspirinsit në shumë situata është ende e paqartë.

Dhe kohët e fundit janë bërë studime të mëdha për të testuar aspirinën tek njerëzit që nuk kanë pasur asnjëherë sëmundje zemre apo problem të lidhur me enët e gjakut.

Sipas një studimi të fundit u zbulua se aspirina nuk ndihmonte në parandalimin e goditjes apo atakut në zemre tek njerëzit sepse kishin disa kërcënime shëndetësore të tjera si pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut ose kolesteroli i lartë.

Një tjetër test aspirine u realizua tek njerëzit me diabet, ku rreziku për tu zhvilluar apo për të vdekur nga sëmundjet e zemrës është më i mëdh. Dhe u zbulua se dobia modeste që i dha aspirina ishte kompensuar nga një rrezik më i madh i gjakderdhjes. Aspirina nuk ndihmoi në parandalimin e kancerit siç ishte shpresuar.

Dhe shtesat e vajit të peshkut, të testuara edhe tek njerëzit me diabet, nuk arritën të ndihmonin.

ulumtimi u diskutua të djelën në takimin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë në Mynih.