Arsyeja pse krijojmë varësi

126
Varësia ndaj drogës, pijes apo gjërave të tjera është një çrregullim dhe jo një fiksim. Maureen Boyle, nga Instituti kombëtar i abuzimit me drogën dhe ilaçet ka folur në lidhje me këtë temë.
Ai thotë se varësia është një çrregullim i quajtur ”biopsihosocial”, një kombinim i gjenetikës, neuro biologjisë dhe ndërveprimit me faktorët psikologjikë dhe socialë. Kjo në thelb do të thotë se varësia ndaj gjërave të ndryshme është një ç’rregullim kronik, ashtu si diabeti i tipit 2, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Por fatmirësisht kjo gjë mund të parandalohet apo të kurohet. Të gjithë njerëzit e tregojnë në mënyra të ndryshme kur kanë varësi ndaj diçkaje, megjithatë ajo që ndodh në tru është e njëjtë për të gjithë.
Varësia aktivizon dhe rrit nivelin e dopaminës në tru. Neurotransmetuesi përcjell mesazhe në gjithë trurin, në rastin e dopaminës përcjell kënaqësi, që përforcon sjelljet dhe rrit nevojën për ta pasur përsëri.
Hitoshi Morikawa, një profesor i neuroshkencës në Universitetin e Teksasit, foli për Live Science dhe tha se rastet më të rrezikshme janë ato të varësisë ndaj drogës. Pasi përdoren substancat Addictive, truri përpiqet të balancojë nivelet e larta të dopaminës.
Pasi kalon efekti, bie niveli i dopaminës, duke kërkuar që personi të përsërisë zakonin. Ai thotë se persona me varësi të tilla duhet të trajtohen nga mjekët.