Arsyeja pse disa persona djersisin më shumë

564
Sigal

Persona të ndryshëm për arsye nga më të ndryshmet shpesh djersijnë më shumë se disa persona, kjo për arsye të ndryshme. Përmes një artikulli të publikuar në “The Science of Us”, shpjegohen arsyet përse ndodh dhe çfarë mund të bëni nëse iu krijon bezdi.

Gjendja kur njeriu djersin më shumë njihet si hiperhidrozë, gjendje kur një njeri djersin më shumë seç duhet, sipas ekspertëve, përgjegjësit kryesor janë prindërit, ose më saktë, ambienti në të cilin jeni rritur, gjatë viteve të para të jetës.

Secili prej nesh lind thuajse me të njëjtin numër gjendrash djerse, por këto të fundit maturohen gjatë dy viteve të para të jetës. Jo të gjitha gjendrat janë të afta për të prodhuar djersë (varet nga nevoja në atë moment të caktuar të jetës).

Kështu, ata që rriten në një klimë të ngrohtë kanë tendencën që të kenë gjendra më aktive djerse, sesa ata që rriten në një ambient me klimë të kontrolluar, apo në klimë të ftohtë.

Në moshë madhore, gjendrat e djersës janë të njëjtat, por vetëm një pjesë e tyre janë të afta për të prodhuar djersë. Ato janë të ndryshme në çdo individ.

Ekspertët këshillojnë se personat të cilët djersijnë më shumë duhet të ndjekin disa rregulla kryesore si;

Mësojeni veten me temperaturat e ngrohta në mënyrë graduale
Duke shtuar pak gradë herë pas here do të bëni që trupi të mësohet me temperaturën e ambientit. Nëse ekspozoheni shpesh ndaj temperaturave të larta, trupi do të nisë të përshtatet.

Pini ujë të ftohtë
Djersa e trupit është një përgjigje bazuar në temperaturën e brendshme, jo të jashtme. Ndaj pirja e ujit të ftohtë do të bëjë që ta mbani temperaturën e trupit të ulët dhe dukeiu ndihmuar që të qëndroni më të freskët e të djersisni më pak.