Arrat ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës

Shkencëtarët thonë se konsumimi i përditshëm i arrës ndihmon në parandalimin e sëmundjes së humbjes së kujtesës. Në studimin e realizuar nga studiuesit e Institutit të Nju-Jorkut theksohet se kur nuk konsumohet arra kemi humbje të dukshme në kontrollin e ndjenjave, të kujtesës dhe të mësuarit. Sipas rezultateve, vitamina E dhe flavonoidet që gjenden tek arra ndihmojnë në shkatërrimin e radikaleve të lira të dëmshme të cilat shkaktojnë sëmundjen e sklerozës (humbjes së kujtesës).