Aplikacioni që lajmëron stafin mjekësor në rast të një sulmi kardiak

698
Imagjinoni një të ardhme ku smartphoni juaj do përdoret për të paralajmëruar automatikisht stafin mjekësor se po pësoni një sulm në zemër.
Pantagoni është aplikacioni më i së ardhmes që pritet të shpëtoj shumë jetë dhe ti vij në ndihëm mjekësisë.
Sipas shkencëtareve të Agjencisë se Prokurimeve të Avancuara të Mbrojtjes ky program do përdor kamerat, mikrofonin, sensorët e gishtërinjve për të vlerësuar gjendjen tuaj shëndetësore.
Pavarësisht se në fillim aplikacioni u dizenjua për t’iu ardhur në ndihëm shëndetit të një ushtari tashme Darpa lajmëron që do jetë në dispozicion për të gjithë.
Megjithatë ndërtimi i këtij aplikacioni ka sjell dhe një sërë reagimesh.
Jay Stanley analistë i politikave në unionin amerikan për lirit civile e ka konsideruar aplikacionin cenim privatësie pasi në momentin që do aktivizohet mikrofoni i telefonit, jeta private s’do quhet më e tillë.
Aplikacioni mund të hakërohet dhe informacione familjare apo zyrtare do bien në duar të gabuara.
Stanley thekson se njerëzit nuk do ndihen të sigurt pasi dikush tjetër do jetë duke i dëgjuar pas telefonit. Kjo cënon rëndë privatësinë e çdo kujt. Vërtet aplikacioni ka të mira por dëmet që mund të shkaktoj do jenë më të mëdha
Sigal