Anila Kalleshi/ Le te ndihmojmë zemrën nëpërmjet dietës

653
Një ushqyerje “e lehtë” të ndihmon të kontrollosh armikun numër një të arterieve dhe zemrës. Një në katër femra ka vlera superiore mbi vlerat e rekomanduara nga orientimet ndërkombëtare dhe kjo është një e keqe sepse se bashku me pirjen e duhanit , presionin e gjakut, sheqerin ne gjak, mbipeshën, aktivitetin fizik dhe dietat, kolesteroli është një faktor për t’u marrë parasysh për shëndetin e zemrës tënde. Një ushqyerje e shëndetshme mund të ulë kolesterolin në gjak në një përqindje 5-10. Në qoftë se dieta është e lidhur dhe me një dozë të lëvizjes ,dhe një mënyrë jetese të shëndetshme mund të arrihet një ulje prej 30 përqind .Në vazhdim kemi një dietë molekulare dedikuar shëndetit dhe mirëqenies së sistemit kardiovaskular, që mban nën kontroll kolesterolin dhe trigliceridet në gjak. 
Sigal

*E HENE 

Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose çaj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjate ditës. Mëngjesi kos me yndyrë të ulët (gr.200), një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale (gr.30) OSE: qumësht i skremuar (250g), një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale (30gr) 

*VAKT I VOGEL PARA DREKE lëng me dy portokalle dhe një limon ose qitro ose një frut sipas dëshirës

 *DREKA sallatë me karcof (porcion i lire), fileto pule (për femrat 180gr, për meshkujt 220gr) me koper dhe trumzë perime të gjalla të stinës (porcion i lirë), bukë integrale me grurë ose thekër (femrat 40gr ,meshkujt 70gr), vaj ulliri 10gr (2 lugë, edhe më mirë në qoftë se është vaj liri i ftohtë ose vaj arre) 
*VAKT I VOGEL I PASDITES Një tas me elb pa sheqer dhe një frut i freskët i stinës sipas dëshirës(150gr) 

*DARKA 

Sallatë me rukola dhe feta xhinxheri (porcion i lirë), gjizë e freskët pa kripë (femrat 120gr meshkujt 150gr), perime të gjalla të stinës sipas dëshirës (porcion i lirë) bukë integrale me grurë ose thekër (per femrat 40gr meshkujt 60gr) vaj ulliri 5gr (1 lugë , edhe më mirë në qoftë se është vaj liri i ftohtë ose vaj arre)

*PAS DARKE çaj lulebliri 

E MARTE 

Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose çaj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjatë ditës. 
*Mëngjesi Kos me yndyrë të ulët (200gr), një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale (30gr) OSE: Qumësht i skremuar 250gr, një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale 30gr. 

*VAKT I VOGEL PARA DREKES

Një banane të vogël ose një mollë,ose edhe fruta të tjera të stinës 

*DREKA 

Sallatë me domate te vogla dhe rukola (porcion i lirë) Pulë e pjekur me sherebelë (femrat 120gr.|meshkujt 130gr) Perime të ziera në avull të stinës sipas dëshirës (porcion i lirë) Bukë integrale me grurë ose thekër (femrat 40gr.|meshkujt 70gr) Vaj ulliri 10gr (dy lugë) *VAKT I VOGEL I PASDITES Një tas me elb pa sheqer dhe një frut i stinës (150gr.) *DARKA Sallatë jeshile (porcion i lirë ) Proshutë krudo me yndyrë të ulët (femrat 60gr.|meshkujt 80g) Perime të gjalla të stinës sipas dëshirës (porcion i lirë) Bukë integrale (femrat 40gr meshkujt 60gr.) Vaj ulliri 5gr (1 lugë) 

*PAS DARKES

Çaj lulebliri 
E MERKURE 
Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose çaj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjatë ditës. 
*Mëngjesi Kos me yndyrë të ulët,tre feta buke integrale të thekura me një lugë marmelatë ose: Qumësht i skremuar 250gr, një lugë e vogël mjaltë, drithëra integrale 30gr.
 *VAKT I VOGEL PARA DREKES Mandarinë ose mollë jeshile 
*Dreka Sallatë me rukola, karrota dhe finok (porcion i lirë) Proshutë viçi (femrat 120g.|meshkujt 130g) Brokoli (porcion i lirë) Bukë integrale me grurë ose thekër (femrat 40g|meshkujt 70g) Vaj ulliri 10g.(dylugë,edhe më mirë në qoftë se është i lidhur me vaj liri të ftohtë ose vaj arrash) 

*Vakt i vogël i pasdites 

Një tas me elb pa sheqer dhe një tas me sallatë frutash të freskëta(150g) ose një frut të stinës sipas dëshirës. 
*Darka Sallatë mikse me zarzavate të freskëta të stinës sipas dëshirës (porcion i lirë) Lepur i pjekur në zgarë me koper (femrat 120gr|meshkujt 130gr.) Patate të ziera me majdanoz (femrat 180 gr meshkujt 220gr.) Vaj ulliri 15g 
*Pas darke çaj lulebliri 
E MËRKURË
Mëngjesi: Një kos soje, 2 feta bukë integrale me komposto molle dhe kumbulla te thata, 1 kafe elbi. 
Paradreke: 2 kivi 
Dreka: supë pule, sallatë lakrash dhe brokoli të gatuar në avull dhe gjoks pule me rigon. 
Paasdreke: 2 feta ananas 
Darka: Perime,levrek i gatuar ne zgarë me sallate me luleradhiqe, çikore dhe sallatë jeshile, 1mollë e gatuar me kanellë.

E ENJTE

Mëngjesi: 2 feta bukë integrale me mjalte, 1 kos soje, 1kafe elbi dhe një tas me komposto molle 
Paradreke: 1 kupe me qershi
Dreka: Rizoto me salcë domatesh dhe rozmarinë, fileto peshku me limon me kunguj te zier dhe te përziera me qepë dhe majdanoz, 1mollë dhe 1 fetë bukë e zezë 
Paradarke: 1gotë lëng spinaqi, kivi, kastraveci 
Darka: Supe me perime me 50g elb,peshk hake ne furrë me kungull,brokoli dhe karrota,1puding soje dhe 1fetë bukë e zezë Përpara se të flesh: Merr gështenjat 

E PREMTE 

Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose çaj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjate ditës. 

*Mëngjesi

Kos me yndyrë të ulët (200gr), një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale (30gr) ose: Qumësht i skremuar 250gr, një lugë të vogël mjaltë, drithëra integrale (30gr) 

*Vakt i vogël para drekës 

Fruta të freskëta të stinës sipas dëshirës (150g) 

*Dreka 

Sallatë me lakër të kuqe dhe jeshile (porcion i lirë) Proshutë në qumësht me karota (femrat 120gr|meshkujt 130gr) Bukë integrale me grurë ose thekër (femrat 40gr|meshkujt 70gr) Vaj ulliri 10gr. (dy lugë) *Vakt i vogël i pasdites Një tas me elb pa sheqer dhe një frutë të stinës150gr 

*Darka 

Sallatë jeshile (porcion i lire) Oktapod i zier (femrat 180gr.|meshkujt 200gr) me çikore, sardele dhe kaperi Perime të ziera (porcion i lirë) Bukë integrale ose thekre (femrat 40gr.|meshkujt 70gr) Vaj ulliri 10gr. (dy lugë)
*Pas darkës çaj me gjethe ulliri 

E SHTUNE 

Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose çaj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjate ditës. 

*Mëngjesi 

Kos me yndyrë të ulët 200gr, një lugë e vogël mjaltë, drithëra integrale 30gr. ose: Qumësht i skremuar 250g. ,një lugë e vogël mjaltë, drithëra 30gr. 
*Vakt i vogël para drekës Fruta të freskëta (150gr.) 
*Dreka Sallatë jeshile, lakër e kuqe dhe rukola (porcion i lirë) Fileto viçi (femrat 120gr|meshkujt 130gr.) me piper jeshil Perime avull (porcion i lirë) Buke integrale (femrat 40gr|meshkujt 70gr) Vaj ulliri 10 gr (2 lugë) 
*Vakt i vogël i pasdites Një tas me elb dhe një frutë (150gr) 
*Darka Sallatë jeshile Mocarele (femrat 80gr.|meshkujt 100g.) me basiliko dhe rigon Perime avull (porcion i lire) Bukë integrale (femrat 40g|meshkujt 60g) Vaj ulliri 10g.
*Pas darkës çaj me gjethe ulliri E DIEL Sapo të zgjoheni një filxhan pije të ngrohtë me elb pa sheqer ose çaj jeshil. Duhet pirë nga një gotë ujë çdo orë gjate ditës.