Anila Kalleshi: Ja si duhet të trajtohemi, kujdesi nis tek vetja

752
Ushqimi ka qenë, është dhe do të mbetet një armë e forte për mbijetesën. Madje thuhet se ushqimi e ka bërë njeriun njeri! Asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë botë më shumë se ç’do ta ndryshonte mënyra e të ngrënit. Një botë me një larmishmëri kaq të madhe ushqimesh, me zgjedhje pafund. Si mund të bëjmë zgjedhjen e duhur në këtë botë kaq të egër? Shumë gjëra kanë ndodhur ndaj të kuptuarit tonë të shëndetit, sëmundjes, dhe të ushqyerit në vitet e fundit. Shumë zbulime janë bërë: sekretet për një humbje peshe të shëndetshme, parandalimi i sëmundjes Alzheimer, shërimi i depresionit pa ilaçe dhe pse kanceri i gjirit dhe i prostatës vazhdon që të zhvillohet dhe se si mund të bëni më të mirën për t’i shmangur. Akoma edhe më shumë propozime janë provuar: që “të ushqyerit optimal” në mënyrë dramatike rrit energjinë, ul kolesterolin më mirë se çdo ilaç dhe përgjysmon kohën e shërimit nga infeksionet. Këto janë ato që do të përcjellë në këtë intervistë dietologia me famë Anila Kalleshi, e cila tani del në treg me një libër të ri për këto probleme.
Si do ta quanit kujdesin ndaj shëndetit?
Kujdesi për shëndetin është biznesi më i madh i dështuar. Asgjë në kulturën perëndimore nuk mund të na mësojë në të vërtetë për të qënit të shëndetshëm. Përveç një mençurie të prindërve tanë, pjesa më e madhe e të cilëve e kanë kaluar jetën e tyre të fundit në dhimbje të vazhdueshme, ne nuk na kanë mësuar sesi të jemi të shëndetshëm në shkollë, në punë. Fushatat qeveritare mund të na këshillojnë të mos konsumojmë duhan apo alkool, por ekzistojnë pak udhëzime të vërteta dhe shumë pak rezultate.

Ajo që ne quajmë “kujdes shëndeti” është në të vërtetë “kujdes sëmundjeje”.
Merrni si shembull sëmundjen e zemrës. Aktualisht ju keni një shans prej 50 % ndaj të fituarit kundër sëmundjes së zemrës gjatë jetës tuaj. Ajo numëron rreth treçerekun e vdekjeve përpara moshës gjashtëdhjetë e pesë vjeçare, dhe 1 në 4 burra pësojnë atak në zemër përpara se të arrijnë moshën e pensionit nga puna – gjysma e këtyre burrave nuk kanë nivele të larta të kolesterolit. Është pranuar se presioni i lartë i gjakut është shenja lajmëruese e sëmundjeve kardiovaskulare. Mjekësia konvencionale rekomandon humbjen e peshës dhe ilaçet për të ulur nivelin e lartë të tensioni të gjakut dhe të kolesterolit, por shumë pak kujdes i është kushtuar shumë faktorëve dietik gjithashtu të njohur edhe për të arritur këtë qëllim. Edhe 1000 mg vitaminë C në konsumim ditor mund të ulë në mënyrë dalluese presionin e gjakut, akoma kjo është shumë rrallë e rekomandueshme. Një konsumim ditor i Vitaminës E mund të ulë në mënyrë të dukshme presionin e gjakut, akoma kjo është pak e rekomandueshme. Një përafërsi e dukshme ditore prej 750IU Vitaminë E redukton rrezikun e atakut të zemrës dhe në ato me sëmundje kardiovaskulare në 75. Ndërkohë që suplementet e Vitaminës B, me pak homocisteinë, një faktor rreziku shpesh i injoruar por më i madh se kolesteroli, mund që të përgjysmojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të atakut të zemrës.

Si është e vërteta?
Në kundërshtim me besimin njerëzor, rreziku i vdekjes për shumë lloje të përbashkëta kanceri është duke u rritur, jo duke u ulur. Duke marrë në konsideratë kancerin e gjirit, që përbën një të tretën e të gjitha kancereve të diagnostikuar tek gratë. Kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35 vjeç. Çdo vit rreth 185.000 gra në Evropë preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, 1 do të preket nga kanceri i gjirit. Në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset me shpesh dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve tek femrat. Në Shqipëri prej kancerit të gjirit preken rreth 350-400 gra çdo vit. Në botë çdo 75 sekonda një grua humb jetën nga kanceri i gjirit. Përkundër kësaj panorame, gratë dhe vajzat shqiptare janë pak të sensibilizuara për sëmundjen e shekullit dhe vetëm 5% e kapin atë në stadin fillestar, ku mundësia për t’i mbijetuar është mbi 75%. Por jo pak problematike është edhe ajo çka ofron vetë sistemi shëndetësor. Nëse trajtimet kanë funksionuar, gratë me kancerin e gjirit do të jetonin më gjatë dhe do të ishin në një rrezik më të ulët vdekjeje. Neve na është thënë që, në 30 vitet e fundit, norma e mbijetesës është rritur nga 60 në 75 për qind. Gjithsesi, norma e vdekjes nga kanceri nën të njëjtën periudhë është rritur. Ajo çka ka ndodhur është që njerëzit janë diagnostikuar më herët dhe në këtë mënyrë kanë patur mundësi që të jetojnë më gjatë. Ne jemi duke e humbur luftën e kancerit, nuk jemi duke e fituar atë. Mamografia është duke treguar shenja të kancerit, që më parë as nuk mundeshin që të identifikoheshin. Ato nuk janë tumoret pushtuese ndaj të cilave ne duhet që të shqetësohemi, por ato shtrembërojnë statistikat për të treguar më mirë normat e mbijetesës. Trajtimi i zakonshëm është kirurgjia, e ndjekur nga ilaçi tamoxifen, akoma edhe sot pacientët e mjekuar dhe ato të pamjekuar janë më së miri. Shkaku më madhor i kancerit të gjirit është “prania e pakundërshtuar e estrogjenit” (normalisht e balancuar në trup me progesteronin), dhe ekzistojnë shumë faktor që mund të ndikojnë tek kjo situatë. Stresi, përshembull, rrit nivelet e hormonit kortizol, që konkurron me progesteronin. Të njëjtën gjë bën edhe rezistenca e insulinës, që vjen si pasojë e ngrënies së tepërt të sheqerit dhe karbohidrate të rafinuara. Xenoestrogjeni nga mjedisi, që gjendet në pesticidet dhe plastikën ndërmjet burimeve të tjerë të zakonshme, mund të dëmtojë indet dhe të sjellë zhvillimin e kancerit në jetën e mëvonshme. Edhe qumështi, është i njohur si një promovues i zhvillimit të kancerit të gjirit dhe prostatës.

Qartësisht, duhen marrë parasysh edhe elementët ushqyes?
Mjekët akoma sot rekomandojnë që të japin me recetë estrogjen për gratë nën terapinë e zëvendësimit të hormoneve (HRT) për dekada me radhë. Një studim në Skandinavi, tregoi që kur gratë ishin nën HRT për më shumë se pesë vite, ajo dyfishonte rrezikun për kancerin e gjirit. Autorët, kërkimet e të cilëve treguan që përdorimi i kombinimit të estrogjen – progesterone HRT rriste rrezikun e kancerit të gjirit me 66% dhe rrezikun e vdekjeve me 22%, duke vlerësuar që njëzetë mijë gra kanë përjetuar kancerin e gjirit për shkak të HRT-së në dekadën e fundit. Në moshën 60 vjeçare, nëntë në çdo dhjetë njerëz kanë artrit. Në momentin që dhimbja është e patolerueshme, rekomandohen ilaçe anti – inflamatore steroidale dhe jo-steroidale. Ndërkohë që të dy llojet e ilaçeve reduktojnë dhimbjen dhe ënjtjen, ato gjithashtu përhapin zhvillimin e sëmundjes. Mijëra njerëz vdesin nga efektet anësore e këtyre ilaçeve. Akoma janë vërtetuar që të ushqyerit alternativ që kanë po aq të madh efektin e ilaçeve anti-inflamatore pa efektet anësore të dëmshme.

Kush është ideja e re për shëndetin?
Në vend që të mendohet trupi si një makinë dhe sëmundja si një majmun që mund të largohet ose shkatërrohet me ilaçe, kirurgji, mjekim shkencor, po shihet tani qenia njerëzore si një sistem kompleks, më shumë si një xhungël e paorganizuar sesa si një kompjuter i komplikuar. Në vend që të mundoheni për “të kontrolluar” shëndetin e një personi duke luajtur me zotin nëpërmjet teknologjive të larta të mjekësisë, një mënyrë e re e të parit të shëndetit ka dalë që e konsideron qenien njerëzore si një të tërë, me një ndërlidhje mëndje dhe trup e përcaktuar për t’u përshtatur me shëndetin nëse rrethanat janë të sakta. Gjithsesi, është normale që ky kapacitet nuk është i njëjtë për këdo. Ne kemi lindur të ndryshëm, me fortësi dhe dobësi të ndryshme, disa nga ne kanë atë që njerëzit e kanë quajtur “gene të mira” dhe disa prej nesh nuk i kanë. Kështu që, duke patur parasysh këtë koncept të ri, shëndeti ynë është një rezultat i ndërthurur i geneve tona dhe rrethanave që na rrethojnë në jetën e përditshme. Në nivelin fizik/kimik, për shembull, kjo lloj ndërlidhjeje do të jetë ndërmjet geneve tona dhe mjedisit tonë. Nëse mjedisi jonë është mjaft armiqësor (dietë e keqe, ndotje, ekspozim ndaj viruseve, alergeneve, e kështu me rradhë), ne e tejkalojmë aftësinë tonë për tu përshtatur dhe sëmuremi. Duke u rikthyer tek kanceri, ne e dimë që rreziku rritet nëse ne konsumojmë duhan apo alkool rregullisht, hamë biftek dhe prodhime bulmeti, marrim ilaçe të caktuara dhe hormone, dhe jemi të ekspozuar ndaj tymrave dhe ndotjeve të tjera, duke përcaktuar edhe disa prej tyre. Rreziku, nga ana tjetër ulet nëse ne konsumojmë zarzavate të caktuara, fibra dhe antioksidantë, siç është beta karroteni, vitamina C & E dhe jetojmë në një ambient të pandotur. Dëshmitë tregojnë se, kur pluset në mënyrë të konsiderueshme janë më të mëdha sesa minuset, shëndeti mund të përmirësohet.

Ju thoni se genet dhe mjedisi janë si pula me vezët?
Shkenca na tregon që genet tona janë të ndikuara nga mjedisi nga ku ne jemi zhvilluar. Në mënyrë të ngjashme mënyra sesi ne integrohemi në mjedis, aftësia jonë për të tretur ushqime të ngjashme – varet nga genet tona. E ardhmja e mjekësisë do të fokusohet në mënyrë parësore tek gjentika dhe në mjekësinë e mjedisit, në të cilën të ushqyerit luajnë pjesën më madhore, si mënyra për të ndikuar tek shëndeti. Gjithsesi, genet janë më të vështira për t’u ndryshuar sesa dieta, kështu që është e njëjta mënyrë që të ushqyerit do të formojnë pjesën më të madhe të mbështetjes ndaj kujdesit shëndetësor, bashkë me strategjitë për të reduktuar “antiushqyesit”, substancat siç janë ndotjet, pesticidet dhe shtesat kimike të ushqimeve, të cilat, të gjitha së bashku ndërhyjnë me veprimin e ushqyesve. Mos harroni! Ne gjithmonë sfidohemi, si rezultati i të ftohurave ose tymrave të pashmangshme. Ajo çka ne fusim në trupin tonë, ushqime të shëndetshme, pije, ilaçe, mund të ndryshojnë në mënyrë drastike aftësinë tonë për të qëndruar të shëndetshëm. 
Sigal