Anestezia dëmton trurin. Kujtesa e pacientëve ulet pas kryerjes së operacionit

217
Anestezia e përdorur për një operacion mund të shkaktoj tek pacienti një dëmtim të trurit dhe kujtesës, paralajmëron një studim i fundit.
Dr Kirk Hogan, profesor i anesteziologjisë në Universitetin e ëisconsin-Madison deklaroi se në momentin që brenda trupit të një personi injektohet anestezia receptorët nuk regjistrojnë asnjë nga ngjarjet traumatike gjatë operacionit.
Por barnat e anestezisë ndikojnë dhe më shumë se kaq duke sjell një ulje graduale të kujtesës gjatë 4 viteve të para pas operacionit.
Dr Hogan dhe ekipi i tij mori në studim 964 persona të moshës 54 vjeçare të cilët kishin një shëndet të mirë mendor pasi kryen operacion 18% prej tyre pësuan një humbje te kujtesës. 
Studiuesit thanë se kjo ishte për shkak të ndryshimeve kognitive në tru lidhur me kujtesën e menjëhershme, ose aftësinë për të kujtuar informacionin për një periudhë të shkurtër
Megjithatë ky nuk është studimi i parë që lidh anestezi me ndryshimet e trurit dhe humbjen e kujtesës.
Një studim i vitit 2014 i publikuar në Journal of Clinical Investigation zbuloi se një e treta e pacientëve që i nënshtrohen anestezisë dhe kirurgjisë përjetojnë një lloj dëmtimi, duke përfshirë konfuzionin dhe funksionimin e dobët të trurit.