Analiza e re për të zbuluar sasinë e nikotinës dhe dëmet që sjell ajo

3449
Sigal

Analiza i ndihmon nënat për të dalluar nivelin e kotinës në urinë dhe gjithashtu i bën ato më të hapura në bisedat ndaj të këqijave që sjell duhani.

Nëse fëmijët, apo adoleshentët, pijnë duhan jashtë vullnetit të prindërve, tani mund të zbulohet fare lehtë. Një analizë e re zbulon saktësisht nëse një person ka pirë apo jo duhan. Pajisja për kryerjen e kësaj analize quhet TobacAlert, që shitet në farmaci pa recetë dhe me saktësi tregon nivelin e kotinës në urinë. Kotina është një nënsubstancë e nikotinës. Gjatë një punë kërkimore në këtë klinikë në Rino të Nevadës, gratë shtatzëna kryejnë rregullisht këtë lloj analize për të diktuar nëse janë ekspozuar ndaj tymit të duhanit. Analiza i ndihmon nënat për të dalluar nivelin e kotinës në urinë dhe gjithashtu i bën ato më të hapura në bisedat ndaj të këqijave që sjell duhani. Gjithashtu, këto lloj analizash tani përdoren edhe në rastet e divorceve, kur njëri prind kërkon kujdestarinë e fëmijës, duke u ankuar se fëmija është në rrezik shëndeti, pasi prindi tjetër pi duhan. TobacAlert ka filluar të përdoret në botë edhe nga ndërmarrje private ndaj punonjësve të tyre.

Puna
Statistikat tregojnë se një person që pi duhan, mungon nga puna për arsye shëndetësore mesatarisht 18 ditë në vit, ndërsa një agjenci sigurimesh shëndetësore mund të kursejë rreth 3 mijë e 500 dollarë në vit nëse një person i siguruar nuk pi duhan.
Mohimi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf