Alpha Bank Albania dhuron një aparat ekografie për Spitalin Onkologjik Tiranë

549
Në kuadër të përgjegjësisë shoqërore dhe angazhimit publik, Alpha Bank Albania zgjodhi të dhurojë 25 000 Euro, për blerjen e një aparati ekografie për Spitalin Onkologjik në Tiranë, e cila do të përdoret për kryerjen e diagnozave në kohën e duhur të sëmundjeve të ndryshme kancerogjene. Ky dhurim vjen nga të ardhurat e gjeneruara nga përdorimi i kartave të kreditit të lëshuara nga Alpha Bank Albania. Gjatë muajit për rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Alpha Bank Albania nisi fushatën ndërgjegjësuese “Jemi të gjithë luftëtarë kundër kancerit të gjirit”, duke u bërë thirrje të gjithë kartëmbajtësve të mbështesnin këtë fushatë, nëpërmjet përdorimit të kartave të kreditit të lëshuara nga Alpha Bank Albania. Në një konferencë për shtyp, të mbajtur në mjediset e QSUT, znj. Ogerta Manastirliu, Drejtore e QSUT, shfaqi mirënjohjen e saj për këtë kontribut, që do të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë pacientë të moshës 15-80 vjeç, pavarësisht gjinisë së tyre (aktualisht statistikat tregojnë se rreth 70% e pacientëve janë femra).

“Nëe kuadër teë programit “Ssëe bashku kundëer kancerit”, Alpha Bank Albania i ka mundesuar qendreës spitalore t’i shtohet njeë pajisje e re, me shumeë vlerë neë aspektin diagnostik dhe ateë teë ndjekjes seë pacientit neë patologjiteë tumoriale. Ne kete kuader jo vetem dDua teë falenderoj Alpha Bank Albania por dhe uroj qeë keto këto nisma t’i bashkohen edhe reparteve te të tjera te të Qendres Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, pasi sepse eshte është shume shumë i rendesishem rëndësishëm solidariteti i treguar, pëer sumundjet sëmundje te cilatqë kane kanë nevoje nevojë per për perkrahje përkrahje ne në te të gjitha gjithë sferat. Aparati i ri qe që i shtohet sSheërbimit te të oOnkologjiseë padyshim permirëson përmirëson cilësinë e shërbimit, pasi ofron diagnostikim në disa aspekte dhe ne jemi shumë të kënaqur që këto aparatura tashmë shumë te permiresuara në shërbimin Shërbimin onkologjik Onkologjik iështë shtohet shtuar një pajisje e re” , eshte është shprehur drejtoresha e QSUT ne në fjalen fjalën e saj.
Shtimi i numrit të pajisjeve ekografike ka një rëndësi thelbësore për spitalet, duke qenë se ato ndihmojnë personelin mjekësor që të kryejë më shumë kontrolle, e si rrjedhim të shpëtojë më shumë jetë njerëzish.

Znj. Erjona Çela, Drejtore e Divizionit të Huadhënies për Ekonomitë Familjare në Alpha Bank Albania, shprehu kënaqësinë se ky fond do të shërbejë për një çështje shumë të rëndësishme për shoqërinë, siç është shëndeti i njerëzve. “Përgjegjësia shoqërore është një ndër prioritetet e Alpha Bank Albania. Ne ndihemi të përkushtuar që të jemi gjithnjë ne vijën e parë për nisma të ngjashme. Këtë ditë, do të doja të ftoja shqiptarët që të kryejnë kontrolle mjekësore periodike, me qëllim parandalimin e sëmundjeve. Siç ka thënë edhe humanisti i shquar Erazmi i Roterdamit, “Parandalimi është më i mire se kurimi” – tha znj. Çela.
Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit në Shqipëri ka një trend rritës përsa i përket numri të pacienteve të diagnostikuar me kancer. Shqetësimi më i madh është se pacientët kryejnë ekzaminimet vetëm kur sëmundja është në një stad të avancuar, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësinë e ndërhyrjes dhe kurimit. Ekografia ndihmon zbulimin në një fazë shumë të hershme të sëmundjeve kancerogjene dhe si rrjedhim të bëhet i mundur mjekimi i tyre.
Alpha Bank Albania është pjesë e Grupit Alpha Bank, themeluar që prej vitit 1879 dhe është një nga bankat dhe grupet financare kryesore në Greqi, duke i ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, individëve, SME-ve, korporatave, nëpërmjet kartave të kreditit, drejtimit të aktiveve, veprimtarive bankare të investimit, veprimtarive bankare vetjake, veprimtarive të ndërmjetësit, leasing dhe factoring, etj. Alpha Bank është gjithashtu aktive në tregun ndërkombëtar bankar, me prani në Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Sigal