Alkooli vret tre milion njerëz në mbarë botën çdo vit

553
Sigal

Alkooli vret tre milion njerëz në mbarë botën çdo vit, më shumë se SIDA, dhuna dhe aksidentet rrugore të kombinuara, raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në raportot shtohet se meshkujt janë veçanërisht në rrezik.

Një në 20 vdekje në nivel global çdo vit shkaktohet nga alkooli.

Burrat zënë më shumë se tre të katërtat e vdekjeve nga alkooli, thuhet në raportin gati 500 faqesh.

“Shumë njerëz, familjet e tyre dhe komunitetet ku jetojnë vuajnë pasojat e përdorimit të alkoolit përmes dhunës, lëndimeve, problemeve të shëndetit mendor dhe sëmundjeve si kanceri dhe goditja në zemër,”-tha shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë.

Alkolizimi është i lidhur me më shumë se 200 sëmundje shëndetësore, duke përfshirë edhe cerozën e mëlçisë dhe disa lloje kanceri.

Abuzimi me alkoolin gjithashtu i bën njerëzit më të prekshëm ndaj sëmundjeve infektive siç janë tuberkulozi, HIV dhe pneumonia.

Rreth tre milionë vdekje nga alkooli janë regjistruar në nivel botëror në vitin 2016, statistikat më të fundit në dispozicion, dhe përbëjnë 5.3 % të të gjitha vdekjeve të atij viti.

Për të rinjtë shifrat janë edhe më alarmuese.

13,5% e të të gjitha vdekjeve tek të rinjtë e moshës 20-29 vjeç vijnë nga alkooli sipas studimit të OBSH.