Alkooli mund të përmirësojë aftësinë tuaj për të folur një gjuhë të huaj

729
A jeni ndjerë ndonjëherë profesionist i gjuhës franceze pasi keni konsumuar disa gota shampanjë? Nuk ju ka ndodhur vetëm juve. Sipas studimeve të reja, konsumimi i alkoolit, mund të përmirësojë aftësinë tuaj për të folur një gjuhë të huaj.
Fakti që ne nuk jemi të vetëdijshëm për atë që themi, na bën që të flasim një gjuhë të huaj, pa komplekse.
Por le të qëndrojmë tek studimi që ka përfshirë 50 gjermanë të cilët kishin mësuar së fundmi të flisnin gjuhën holandeze.
Gjysma e personave që ishin pjesë e këtij studimi pranuan se konsumonin alkool përpara një provimi të gjuhës holandeze.
Ndërsa gjysma tjetër, u shprehën se nuk konsumojnë asnjëherë alkool përpara provimit.
Studiuesit gjetën se personat që konsumonin alkool e flisnin më rrjedhshëm gjuhën holandeze, sesa ata që nuk konsumonin.
Gjithashtu konsumuesit e alkoolit, (por jo të alkoolizuar), kishin edhe një theks më afër gjuhës holandeze se ata që nuk konsumonin alkool.
Sigal