Alergjia ndaj kikirikut shërohet me kikirik

517
Fëmijët të cilët vuajnë nga alergjia ndaj kikirikëve janë shëruar me sukses me një metodë të re, duke ngrënë kikirikë. Një eksperiment i madh klinik tregoi se duke rritur sasinë e proteinave të kikirikëve në dietë çdo ditë, fëmijët e kanë trajnuar sistemin e tyre imunitar për ta toleruar këtë lloj ushqimi.
Në fund të studimit, 84 përqind e fëmijëve kanë mundur të hanë të paktën nga pesë kokrra kikirikë pa reaksione alergjike, thuhet në rezultatet e publikuara në revistën mjekësore “The Lancet”. Kjo mjafton për t’i mbrojtur ata nga reaksionet, nëse aksidentalisht hanë kikirikë në ushqim.
Mjekët i kanë paralajmëruar prindërit që trajtimi duhet të bëhet nën mbikëqyrje mjekësore dhe se nuk duhet të provohet në shtëpi.
“Para trajtimit, fëmijët dhe prindërit e tyre e kanë kontrolluar çdo përbërës të ushqimit dhe e kanë shmangur ngrënien në restorante. Tani shumica e pacientëve që i janë nënshtruar trajtimit mund të hanë të paktën pesë kikirikë të plotë. Familjet që kanë qenë të përfshira në studim, thanë se iu ishte ndryshuar jeta në mënyrë drastike” – tha doktor Andrew Clark.
Sigal