Alarmane/ 73 mijë shqiptarë të prekur nga paradiabeti, ja shenjat e para të sëmundjes

777
Sigal

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në katër vitet e fundit, numri i qytetarëve të identifikuar në fazën paradiabetike ka arritur në 73,000. Paradiabeti është faza e parë e diabetit dhe sipas mjekëve, ajo është një shenjë paralajmëruese e kësaj sëmundjeje të rëndë.

Paradiabeti ndodh kur niveli i glukozës në gjak ose niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja, por nuk është aq i lartë sa të konsiderohet diabet.

Shenjat e Paradiabetit

Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore.

Megjithatë, mund të vëreni se:

  • Ndjeni uri më tepër se zakonisht
  • Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë
  • Jeni më të etur se zakonisht
  • Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë
  • Ndiheni më të lodhur se zakonisht

Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato.

Por lajmi i mirë është që paradiabeti është i kthyeshëm nëse merren masat e duhura.

Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni.