Aftet (ulçera të vogla) në mukozën e gojës dhe të buzëve

1219
Sigal

Sëmundja prek të gjitha moshat dhe të dyja gjinitë. Ja si të ushqeheni që dhimbja të jetë sa më e vogël

Aftet janë ulcera të vogla, që dhembin, që paraqiten gati se në tërë mukozën e gojës. Meqenëse nuk është e njohur etiologjia (shkaktari) e aftëve, nuk ekziston edhe bar efikas për mjekimin dhe ndalimin e shfaqjes së tyre. Fjala afta rrjedh prej fjalës së vjetër greke që do të thotë “ndizet”. Pas gingiviteve janë sëmundjet më të shpeshta të indeve të buta të gojës. Një në dy persona të  moshës njëzetvjeçare vuan prej lezioneve aftoze. Aftet prekin te gjitha moshat dhe të dy gjinitë. Nga ky çrregullim vuajnë një numër i madh njerëzish anekënd botës, ndërsa llogaritet se 10-25% e popullatës vuan nga aftet. Sëmundja është më shpesh e pranishme te personat që i takojnë shtresës me status të lartë ekonomik, te gratë dhe te personat, të cilët janë të ekspozuar ndaj stresit intensiv.

Shkaqet