A është ky ushqimi më i shëndetshëm në botë?!

884
Thuhet se hurmat e Arabisë janë fruti më i shëndetshëm në planet, për shkak të vlera të jashtëzakonshme ushqyese që kanë. Në fakt, hurmat e Arabisë mund të trajtojnë në mënyrë të suksesshme shumë sëmundje. Më poshtë po ju sjellim një listë të përfitime shëndetësore të tyre:
Parandalojnë goditjen
Hurmat e Arabisë janë plot me kalium, i cili rregullon sistemin nervor. Është treguar shkencërisht se marrja e lartë e kaliumit mund të ulë rrezikun për goditje me 40%.
Ulin presionin e gjakut
Njerëzit të cilët vuajnë nga hipertensioni mund të përfitojnë së tepërmi nga konsumimi i hurmave të Arabisë. Ato janë të pasura në kalium por përmbajnë pak natrium. Për më tepër, porcioni standard i servirjes së tyre prej 5-6 hurma Arabie siguron 80 mg magnez, një mineral që zgjeron enët e gjakut. Sipas një kërkimi, 370 mg magnez në ditë ul presionin e gjakut.
Ulin kolesterolin
Hurmat e Arabisë janë të mrekullueshme për njerëzit me nivele të larta të kolesterolit pasi ato ulin kolesterolin e keq LDL në trup. Nivelet e larta të kolesterolit mund të jenë shumë të rrezikshme dhe mund të çojnë në mpiksje të gjakut dhe probleme të tjera që lidhen me zemrën.
Forcojnë zemrën
Zhysni hurmat e Arabisë në ujë përgjatë gjithë natës dhe hiqjani farat në mëngjes. Bluajini farat në ujin ku ato kanë qenë të zhytura gjatë natës. Merreni këtë ilaç dy herë në ditë për të forcuar zemrën.
Rregulloni peshën e trupit
Hurmat e Arabisë sigurojnë një ndjesi ngopjeje dhe ndihmojnë në humbjen e peshës. Ato gjithashtu rregullojnë lëvizjet e zorrëve dhe furnizojnë trupin me sheqerin për të cilin ka nevojë. Megjithatë, nuk mund t’i konsumoni në sasi të mëdha, pasi përmbajtja e lartë në sheqer që ato kanë mund të çojnë në shtim të peshës trupore. Një kilogram hurma Arabie përmban 3 000 kalori, minimumi ditor i kërkuar për një person fizikisht aktiv.
Kurojnë kapsllëkun
Hurmat e Arabisë sigurojnë tretje më të shpejtë dhe më të letë të ushqimeve. Zhysni pak prej tyre në ujë dhe konsumoni lëngun që lëshojnë në mëngjes. Kjo pije vepron si laksativ dhe rregullonm funksionin e zorrëve. Në Amerikë hurmat e Arabisë shiten si ilaç kundër kapsllëkut.
Ndalojnë diarrenë
Siç përmendëm dhe në fillim, hurmat e Arabisë përmbajnë kalium, një mineral që ndalon diarrenë. Për më tepër rinovojnë florën e zorrëve dhe stimulojnë prodhimin e baktereve të dobishme të zorrëve.
Rrisin qëndrueshmërinë seksuale
Vendosni pak hurma Arabie në qumësht dhie dhe lërini të zhytura gjatë gjithë natës. Përziejini me qumësht dhe shtojini mjaltë dhe kardamom. Si burrat edhe gratë mund ta konsumojnë këtë pije për të rritur energjinë dhe për të forcuar trupin.
Burim i shkëlqyer i hekurit
Hurmat e Arabisë përmbajnë shumë hekur dhe janë ushqim i mrekullueshëm për pacientët anemikë. 100 gr hurma Arabie përmbajnë rreth 0.90 mg hekur. Hekuri është pjesë e hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut dhe është përgjegjës për transmetimin e oksigjenit në gjak. Fëmijët në pubertet dhe gratë shtatzëna kanë kërkesat më të larta për hekur dhe këshillohet të konsumojnë hurma Arabie.
Sigal