A e keni provuar çajin e lëkurës së portokallit? Një mrekulli për shëndetin

118
Nëse zakoni i përditshëm është që të hash tulin e portokallit dhe të hedhësh lëkurat e saj mos e bëni më! Lëkura e një portokalli ka dy herë më shumë vitaminë C se sa tuli.
Gjithashtu tek ajo gjenden nivele të larta të vitaminës B6, kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Flavonoidët që gjenden tek lëkura kanë vlera anti kancerogjene dhe anti inflamatore. Ndonëse lëkura e këtyre agrumeve është e thartë, kjo nuk duhet t’ju pengojë për ta ngrënë atë.
Lëkurat e Portokallit janë përdorur për mijëra vjet nga mjekësia popullore për mbajtjen e organizmit shëndetshëm. Lëkurat e portokalleve janë fantastike në formën e çajit.
Më poshtë janë disa nga përfitimet shëndetësore nga çaji i lëkurave të portokallit.
Përfitimet Shëndetësore nga Çaji i Lëkurave të Portokallit
Çaji i lëkurave të portokallit është i pasur me vitaminë C, ai përmban një sasi të konsiderueshme pektine e cila ndihmon në uljen e kolesterolit.
Ky çaj fantastik është një agjent i fuqishëm anti inflamator, ndihmon në uljen e presionit të gjakut, ndihmon në qendrueshmërinë e nivelit të insulinës, fuqizon sistemin imunitar dhe shëron një sërë komplikacionesh shëndetësore.
Lëkura e portokallit shërbejnë si një agjent i fuqishëm anti inflamator që ndihmon në lehtësimin e artritit apo dhimbjes së kyçeve.
Gjithashtu çaji nga lëkurat e portokalleve ndihmon në qëndrueshmërinë e nivelit të sheqerit në gjak duke ndihmuar personat që vuajnë nga diabeti.
Ky çaj ka veti fantastike në lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe migrenës.
Nëse konsumohet i ngrohtë, çaji i lëkurave të portokalli ndihmon jashtëzakonisht në lehtësimin e simptomave të gripit, virozave dhe të ftohtit.
Falë vitaminës C, lëkurat e portokalleve përshpejtojnë rigjallërimin e organizmit të drobitur nga i ftohti.
Më poshtë është mënyra se si të përgatisni çajin e lëkurave të portokalleve në shtëpi dhe të përfitoni më të mirat prej tij.
Çaji i Lëkurave të Portokallit në Shtëpi
Përbërësit:
Një lugë gjelle me lëkura të thata portokallesh, të prera në copëza të vogla për një filxhan çaji.
Dy lugë gjelle me lëkura të freskëta portokallesh, të prera në copëza të vogla për një filxhan çaji.
Përgatitja
Hidhni lëkurat e thata ose të njoma sipas masës më sipër në një ibrik sipas masës më sipër dhe lërini të ziejnë.
Pasi i hiqni nga zjarri lërini rreth një orë në mënyrë që lëkurat e portokallit të lëshojnë gjithë vlerat e tyre.
Përdorni një kullesë kuzhine në momentin që hidhni çajin në filxhan.
Sipas preferencës mund t’i shtoni një lugë mjaltë.
Ky çaj mund të konsumohet i ngrohtë dhe i ftohtë.