A e dini çfarë ndodh në organizëm nëse nuk konsumoni sheqer për 9 ditë?

815
Sipas një studimi mos konsumimi i sheqerit për vetëm 9 ditë mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin e njerëzve.
Studimi, i botuar nga gazeta Obesity, zëvendësoi marrjen e sheqerit me 43 fëmijë obez dhe pohon se ka vërtetuar se sheqeri është i rrezikshëm jo vetëm për shkak të kalorive të tij, por edhe për shkak të ngurtësimeve që krijon në metabolizmin e njeriut.
Autori i studimit Robert Lustig, endokrinolog në spitalin UCSF Benioff Children në San Francisko, tha se hulumtimi i tij zbuloi se kolesteroli i fëmijëve u përmirësua dhe nivelet e tyre të insulinës ranë.
“Gjithçka u bë më mirë”, pohoi Dr Lustig. “Këto gjetje mbështesin idenë se është thelbësore që prindërit të vlerësojnë konsumimin e sheqerit dhe të jenë të vetëdijshëm për efektet shëndetësore të asaj që fëmijët e tyre po konsumojnë.”
Gjetjet e tij rrëzojnë mendimi mbizotërues të deritanishëm, i mbështetur nga korporatat shumëkombëshe, që pretendojnë se obeziteti – dhe sëmundjet e lidhura me të – nuk janë rezultat i sheqerit, por i konsumit të lartë të kalorive.
Dr. Lustig thotë se studimi i tij u krye me kujdes që të shmangte këtë: studiuesit siguroheshin që fëmijët pjesëmarrës në studim të ruanin peshën e njëjtë dhe u inkurajuan të hanin më shumë nëse kërkuesit e vërenin rënien e peshës së tyre.
Ai shtoi se këto rezultate dhe zbulime të reja duhet të shpërndahen dhe të informojnë sa më shumë njerëz të jetë e mundur, shokë, miq, të afër, njerëz që ua duam të mirën apo edhe të panjohur qofshin, ata kanë të gjithë të drejtë të jetojnë një jetë të mirë e të shëndetshme kur dikush i njofton për rreziqet e saj.
“Kaloritë e sheqerit janë më të këqijat, sepse kthehen në yndyrë në mëlçi, duke ngritur rezistencën e insulinës dhe rrisin rrezikun për diabet dhe sëmundje të zemrës e mëlçisë.”
“Kjo ka implikime të mëdha për industrinë ushqimore, sëmundjet kronike dhe kostot e kujdesit shëndetësor”, tha ai për The Daily Telegraph.
“Pas vetëm nëntë ditëve të kufizimit të fruktozës, rezultatet janë dramatike dhe të qëndrueshme nga subjekti në subjekt”.
Studimi i tij u pasoi me një raport në parlament që bënte thirrje për një taksë mbi sheqerin, me qëllim që korporatat e mëdha të industrisë ushqimore ta kufizonin dozën e përdorimit të tij.
Sigal