A duhet të konsumojmë karbohidrate për darkë?! Ja kur është koha më e mirë

618
Është janar, që do të thotë se jeni peshuar dhe keni vendosur të mbani dietë. Por çfarë diete?
Për shumë vite, dietat me karbohidrate të ulëta kanë qenë në modë- të bazuara në besimin se konsumimi i shumë karbohidrateve, sidomos të bukës së bardhë, orizit ose makaronave, është i dëmshëm për belin tuaj dhe kontrollin e sheqerit në gjak.
Arsyetimi është se nëse konsumoni shumë karbohidrate dhe sheqer, ato do ngrenë nivelet e glukozës në gjak, dhe në rast se nuk bëni ushtrime, pankreasi juaj do nxjerrë shumë insulinë hormonale për të kthyer nivelet e glukozës në nivele normale. Dhjami i tepërt, sidomos në organet e brendshme mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore siç është diabeti i tipit 2.
Përveç shqetësimit rreth sasisë së karbohidrateve që konsumojmë, njerëzit gjithashtu shqetësohen rreth kohës se kur konsumohen, dhe në përgjithësi mendojnë se konsumimi i tyre në darkë është më i keq se konsumimi i tyre në mëngjes.
Kjo sepse që herët në mëngjes, trupi juaj është i gatshëm të dalë jashtë dhe djeg glukozën e lëshuar nga karbohidratet. Ndërsa në darkë, trupi juaj përgatitet për gjumë dhe duhet më shukë kohë për ta pastruar atë. Kjo është teoria. Por a është e vërtetë? Karbohidratet në mëngjes dhe në darkë
Një ekip i Universitetit të Surrey në Britani, nën drejtimin e Dr. Collins, kreu një studim duke rekrutuar vullnetarë të shëndetshëm për të parë sesi trupat e tyre përballonin konsumimin e karbohidrateve në mëngjes ose në darkë. Të gjithë vullnetarëve ju kërkua të hanin një sasi të caktuar të karbohidrateve çdo ditë, përfshirë perime, bukë dhe makarona. Pesë ditët e para, ata konsumuan shumicën e karbohidratevë të lejuara në mëngjes, dhe vetëm një pjesë të vogël në darkë.
Pas kësaj, pesë ditët e tjera atyre ju kërkua të hanin normalisht, para se të kalonin në mëngjes me krabohidrate të ulëta dhe darkë me karbohidrate të larta për pesë ditët e fundit të studimit. Ekipi i Dr. Collins monitoroi nivelet e glukozës së gjakut gjatë gjithë kohës. Studimi pati disa rezultate surprizuese. Kur ekipi i Dr. Collins testoi vullnetarët pas periudhës 5 ditore me mëngjese me karbohidrate të larta dhe darka me karbohidrate të ulëta, ata zbuluan se niveli mesatar i glukozës në gjak ishte 15.9 njësi, pak a shumë siç parashikohej.
Çuditërisht, kur ata kryen të njëjta teste pas ditëve të fundit me mëngjese me karbohidrate të ulëta dhe darka karbohidrate të larta, ata zbuluan se niveli mesatar i glukozës në gjak ishte 10.4 njësi, që ishte shumë më i ulët sesa parashikonin ata. Si shpjegohet? Ndoshta ajo që ka rëndësi nuk është se kur i konsumoni karbohidratet por gjatësia e periudhës pa karbohidrate pas vaktit tuaj. Studimi i ekipit të Dr. Collins sugjeron se nëse keni një dietë me karbohidrate të ulëta gjatë pjesës më të madhe të ditës, kjo duket sikur ka një efekt të ngjashëm. Këshilla e Dr. Collins është të mos shqetësoheni shumë rreth kohës kur konsumoni karbohidrate, për sa kohë që nuk i konsumoni çdo vakt.
Sigal