A duhet ta zëvëndësojmë qumështin me produkte alternative?

Në vitet e fundit, burimet alternative të qumështit kanë filluar të prishin industrinë e qumështit, nga soja, bajamja e deri te orizi.

Konkurrenti më i fundit për hapësirën në frigoriferin e konsumatorëve është qumështi i bërë nga bizelet e verdha.

Në vitin 2015, shitjet e qumështit u ulën me 7 për qind dhe ato parashikohet të bien deri në 11 për qind deri në vitin 2020.

Ndërkohë Bloomberg ka raportuar se shitjet e qumështit me bajame u rritën me 250 për qind nga 2011 në 2015.

Por ka disa pengesa në adoptimin e zakonshëm, pasi të gjitha këto variacione të qumështit pavarësisht sasisë së lartë të proteinave që kanë, aromës së mirë apo shijes së këndshme nuk i afrohen qumështit normal për vlerat ushqyese që ka.

Një linjë e re e produkteve të qumështit, “Ripple” e mundësuar nga Google dhe sipërmarrësit kapitalist të Silicon Valley.

Që nga fillimi i tij në prill të vitit 2016, kompania ka shitur 2.5 milionë shishe produkti dhe ka gjeneruar 20 milionë dollarë të ardhura, duke përdorur qumështin e bërë nga bizele të thjeshta të verdha. Perimet janë të lira për t’u rritur dhe gjithashtu prodhojnë një shije çuditërisht të pastër.

Qumështi Ripplë sipas hulumtimeve ka rezultuar i pasur me proteina dhe i shëndetshëm por pavarësisht kësaj asnjëherë nuk është provuar se është edhe më i shëndetshëm se qumështi normal.

Pavarësisht kësaj, por pavarësisht kësaj duket se shitjet e këtyre produkteve të njohura si alternativë e qumështit sa vijnë e rriten e nëse vazhdojnë me këtë ritëm ndoshta pas një dekade qumështi më i përdorur nuk do të jetë më ai me të cilin jemi mësuar.