A dimë ne të ushqehemi?

479
Dr. Albana Daka
Shefe e Rrjetit Laboratorik
Spitali Amerikan
Nutrigjenetika është një shkencë që është zhvilluar shumë gjatë viteve të fundit, si vazhdim i zbulimit të genomit njerëzor. Objektivi është vlerësimi i risqeve dhe përfitimeve për individin dhe përcaktimi i një regjimi ushqimor të vlefshëm për secilin individ. 
Në bazë të këtij testi merren masa për një dietë të ekuilibruar me elementët vitaminikë, proteinikë, yndyrna dhe karbohidrate, sipas nevojave individuale dhe shmangien e faktorëve të riskut, të cilat çojnë në zhvillimin e sëmundjeve. Nëpërmjet Nutrigjenetikës mund të shikohet predispozita për: 
● Diabet 
● Hipertension 
● Hiperkolesterolemi 
● Celiaki 
● Intolerancë gjenetike ndaj laktozës 
● Sëmundje kardiovaskulare 
● Alzaimer, depresion etj.
Mund të njihet metabolizmi personal nga pikë- pamja gjenetike dhe për pasojë: mund të stabilizohet një regjim ushqimor i personalizuar për t’u përdorur për qëllime parandaluese të sëmundjeve për të cilat kemi predispozitë. Dhe ky nuk është një përfitim i përkohshëm, por një përfitim që zgjat gjatë gjithë jetës. Testi gjenetik Nutrigeneve vlerëson më shumë se 20 polimorfizma të ndryshëm duke ndërhyrë në ushqyerje dhe lejon: 
● Mbajtjen e një regjimi korrekt ushqimor në mënyrë që të mbahet stabël pesha trupore 
● Parandalimin në mënyrë efikase të shfaqjes së patologjive për të cilat ka predispozitë gjenetike.
Llojet e testeve të Nutrigjenetikës?
Nutrigjenetika tek adultët është një panel gjenetik i ndërtuar nga 20 gene. Në bazë të rezultateve të marra hartohet një skemë nutricioni duke përcaktuar një dietë personale për çdo individ. 
Nutrigjenetika miks është adaptimi ndaj stresit dhe sensibilitetit ndaj laktozës dhe glutenit. Ato përfshijnë fryerjet, dhimbjet e barkut, kapsllëkun dhe diarrenë. Mund të shfaqen edhe si simptoma të tipit dhimbje muskulare, dhimbje kockash apo të dyja së bashku. 
Nutrigjenetika tek fëmijët. Edhe fëmijët janë të rrezikuar ashtu si adultët nga problemet shëndetësore që vijnë si pasojë e mënyrës së gabuar të ushqyerjes. Në ditët e sotme, nën ritmet e shpejta të jetës, të gjithë tundohemi ndonjëherë drejt ushqimeve të shpejta apo të gatshme. Nutrigjenetika tek fëmijet na lejon pikërisht të stabilizojmë një regjim ushqimor sipas nevojave të fëmijës. 
Nutrigjenetika tek femrat lejon të stabilizojë një skemë ushqimore ku merren parasysh edhe problematikat tipike femërore siç janë kontracepsioni, menopauza, osteoporoza etj. 
Nutrigjenetika BIOSIGEN (për sportistët) Njohja e informacionit gjenetik mbi forcën fizike sidomos për sportet e rezistencës, forcës apo shpejtësisë mund të çojë në zgjedhjen më të mirë të aktivitetit atletik. Duke zgjedhur planin më të mirë ushqimor mundësohet parandalimi i rreziqeve patologjike që lidhen me ushtrimet fizike (tensioni i lartë, sëmundje kardiovaskulare, inflamacione dhe lëndime të tjera muskulare). Rëndësia e nutrigenetikës është e madhe në fush- ën estetike, ku është i mundur studimi i gjeneve specifike për të vlerësuar proceset e ndryshme qelizore (të tilla si inflamacion, detoksifikim etj) që janë baza e plakjes, degradimit dermatologjik, shtimit në peshë, celulitit etj. 
Me pak fjalë ushqehuni sipas predispozitave tuaja gjenetike dhe do të parandaloni kështu sëmundjet kryesore që hasen më shpesh në popullatën tonë. Përfitimet janë në rradhë të parë shëndetësore, por jo vetëm. Duke patur një shëndet të mirë fizik, estetikisht do të dukemi më bukur dhe psikologjikisht do të ndihemi më mirë. Pra është një reaksion zinxhir, nga i cili do të keni vetëm përfitime.
Sigal