9 simptoma të menopauzës

635
Sigal

Shkencëtarët nga Universiteti i Queensland-it zbuluan se mosha mesatare e grave që fillojnë të përjetojnë simptomat e menopauses është 48 vjeç. Gjatë kësaj kohe, gratë mund të kenë simptoma të pakëndshme që lidhen me ndryshimet hormonale në trup.

Prandaj ne po ju rendisim më poshtë 9 prej tyre:

  • Ndryshim i humorit në mënyrë ekstreme
  • Afshe të nxehta
  • Vështirësi me gjumin
  • Depresion
  • Probleme me memorien (edhe për gjërat më të vogla)
  • Probleme me gjymtyrët (ënjtje të tyre)
  • Dhimbje koke (deri në migrenë)
  • Stres
  • Dëshirë e ulët për marrëdhënie seksuale

Nëse keni një dietë të mirë gjatë menopauzës, kjo mund të lehtësojë “tranzicionin” tuaj:

  • Hani shumë produkte të qumështit për të marrë kalciumin
  • Merrni fibra nga buka, orizi, fruta të freskëta dhe drithëra.
  • Pini shume ujë
  • Kufizoni konsumin e alkoolit
  • Kufizoni shumë kripën dhe sheqerin