9 fakte rreth vaginës që duhet t’i dini me patjetër

3083
Kur vjen puna tek vagina, sa më shumë të dimë, aq më mirë është.
Bëni gjithçka të mundeni për të edukuar veten, mësoni si funksionon, çfarë i bën femrat të ndihen mirë, çdo gjë që të jeni gjithmonë të përgatitur me detyrat e shtëpisë.
1. E para e punës, po e përdorim gabim fjalën “vaginë”
Vagina është vetëm pjesa e muskujve, kanali elastik nga qafa e mitrës tek himeni. Ne e përdorim fjalën vaginë për të gjithë pjesën intime femërore. Në fakt, termi që duhet përdorur për pjesën e jashtme është vulva, që përfshin klitorin, uretrën, buzët e jashtme dhe të brendshme si edhe pubisi.
3rd party ad content
2. Klitori është më shumë i ngjashëm me penisin se ç’mund ta merrni me mend
Ka prepuci (lafsha), kokën, dhe boshtin, si një penis. Edhe pse shumë herë më i vogël, klitori ka dyfish më shumë nerva se penisi. Ashtu si penisi dhe organe të tjera të trupit të njeriut, ka madhësi të ndryshme por zakonisht, klitori është pak më pak se 1 cm i gjatë.
3. Himeni është krejt i pavlerë, madje mund të pengojë zhvillimin normal
Nuk është një organ “ndershmërie”: Pasi formohet embrioni, zhvillohet edhe cipa e himenit rreth pjesës së brendshme të vaginës. Kur himeni nuk është i hapur ose pjesërisht i hapur, vajzat e reja mund të kenë probleme me hormonet dhe ciklin.
4. Gjatë eksitimit, vagina mund të ndryshojë masë dhe formë
Zakonisht, vagina ka një gjatësi 7-10 cm. Por kur je e eksituar, uterusi ngrihet lart, çfarë ndryshon pozicionin e cerviksit, duke e bërë vaginën më të gjatë. Megjithatë, ndryshojnë vetëm pjesët e brendshme të vaginës, jo ajo e jashtmja.
5. Shumë gra nuk e kalojnë orgazmën me penetrim
Shumë studime tregojnë se shumë gra nuk e arrijnë dot orgazmën vetëm përmes penetrimit. Ka studime që tregojnë që bëhet fjalë për 25%-35%. Megjithatë ekspertët përsërisin që nuk duhet të ndiheni keq, sepse ka shumë mënyra të tjera për të arritur orgazmën. S’është e thënë vetëm me penetrim! Përshembull, gjatë penetrimit mund të stimuloni edhe klitorin: ka shumë nerva aty!
6. Qimet e pubisit janë aty për një qëllim
Përpara se të depiloheni, kujtoni se qimet në pjesën intime e kanë një funksion. Kryesisht, janë një barrierë për lëkurën e ndjeshme gjatë fërkimit me penisin. Kur i hiqni me brisk, mbeten fillimet e qimeve duke e bërë lëkurën akoma më të ndjeshme ndaj fërkimit, pra është e rrezikshme sepse mund të irritohet dhe të zërë infeksione.
7. Derdhja e lëngjeve është normale, por nuk është e thënë të ndodhë gjithmonë
Sasia dhe dendësia e lëngjeve cervikale ndryshon gjatë fazave të ndryshme të ciklit menstrual, në varësi të niveleve hormonale të trupit. Në fillim të ciklit, lëngu është i bardhë dhe më i trashë. Me t’ju afruar fazës së ovulimit, trupi prodhon më shumë lëng dhe ai është transparent. Në ditën e ovulimit, bëhet akoma më i tejdukshëm dhe me më shumë sasi.
8. Vagina vetëpastrohet
Vagina është plot gjëndra që lëshojnë lëngje pastruese dhe lubrifikuese. Nëse përdorni sapun, çrregulloni florën natyrale të vaginës, çka mund të çojë edhe në infeksione. Ndaj nuk duhet të përdorni sapun më thellë se buzët e jashtme të vaginës, ku ka qime. Për këtë arsye ekspertët këshillojnë të mos i përdorni dushet vaginale, larësit që futen në pjesën e brendshme të vaginës, pasi eliminojnë bakteriet më të rëndësishme që mbrojnë vaginën nga infeksionet.
9. Vagina ndryshon, veçanërisht pas lindjes
Sado të zgjerohet cerviksi, përsëri mbetet i mbyllur për të njëjtin qëllim. Ajo që ndryshon pas lindjes është zgjerimi i vaginës, dhe nuk kthehet më në të njëjtën masë.
Sigal